بسم الله الرحمن الرحيم

Të nderuar miq !

Ju uroj mirëseardhjen në Blogun tim.

Këtu do të gjeni punimet e mia, të cilat mund të jenë autoriale, përkthime, bashkëpunime dhe referime.

Në përgjithësi do të jenë analiza, ese dhe poezi me tematika sociale parë nga këndvështrimi islam.

Ju uroj lexim të këndshëm!

Faleminderit që më vizitoni !

PS: Në çdo vërejtje, sugjerim, madje edhe kritikë ju mund të më shkruani në mailin tim.

Me respekt

Eduart Thartori

Sunday, January 24, 2010

Njerëzit

Janë tre llojesh:
1. Njerëz të Sinqertë.
2. Njerez te Kompromisit
3. Njerez të rëndomtë.


Të sinqertët

• Të sinqertët vuajnë shumë, për në fund fitojnë
• Jetojnë qetë edhe pse me halle shumë.
• Fitojnë pak, por shijojnë shumë.
• Kur gabojnë shpejt pendohen, dhe falin shumë.
• Kur dashurojnë e bëjnë me gjithë forcën e zemrës.
• Kur urrejnë, e bëjnë po aq fort.
• Sakrifikon gjithçka për të vërtetën, qoftë edhe jetën. Për këtë arsye shumica e tyre janë dëshmorë.
• Me ta nderi, nderohet.
• Vlerat, kanë vlerë.
• Ata jetojnë edhe pse kanë vdekur.
• Sikur kjo botë të kishte kaq rëndësi, atëherë kjo do ishte e tyrja.
• Ata janë pak. Por botën motivojnë

Njerëzit e Kompromisit

• Jeta u vjen e lehtë por halle kanë shumë.
• Luftojnë gjithë jetën porn ë fund nuk fitojnë.
• Fitojnë shumë por pak shijojnë
• Dashuria për ta është kompromis, ndonjëherë vendosin në tavolinë edhe veten e tyre në emër të kompromisit.
• Gabojnë me kompromis dhe falje kërkojnë me kompromis. Ama edhe falin me kompromis.
• Nuk urren askënd gjithçka është kompromis. Armiku është ai që nuk bën kompromis.
• Ata jetojnë më gjatë.
• Me ta nderi është kompromis. Vlerat janë të konvertueshme.
• Sikur kjo botë të kishte rëndësi, atëherë këta do ishin njerëzit më të varfër.
• Edhe këta janë pak, por botën rrotullojnë.

Njerëzit e rëndomtë

• Ata vuajnë kur duhet me qenë të lumtur.
• Lumturohen pa e ditur se janë në vuajtje.
• Dashurojnë ata që i shesin.
• Urrejnë ata që i duan.
• I kërkojnë falje nga frika.
• Kënd e vejnë poshtë nuk e mëshirojnë
• Ata fitojnë sa për tu ushqyer.
• Ushqehen me çdo lloj fitimi.
• Nderi për ta është ajo që thonë të tjerët.
• Vlerat janë “si gjithë të tjerët”
• Ata jetojnë rëndom si të tjerët dhe vdesin po aq rëndom.
• Ata janë konsumatorë të fuqishëm.
• Ata janë shumë.

Wednesday, January 20, 2010

AVIONI 253 Bllof i madh..

AVIONI 253 Bllof i madh..

Në mediat vizive dhe të shkruara bëri shumë bujë lajmi i kapjes së terroristit nigerian me përkatësi muslimane, i cili donte të kryente një masakër të madhe ndaj civilëve të pafajshëm.

Por, seç më bën të ngurroj në përtypjen e këtij lajmi dhe besoj se nuk jam i vetëm.

Besoj se ashtu si unë mendon edhe çdo njeri që vërtetë e ka një logjikë të shëndoshë.
Atëherë po ju them se unë dyshoj që kjo ngjarje të jetë plotësisht e vërtetë.

Jam shumë skeptik për tezën se djaloshi Nigerian, student i inxhinjerisë Umar Abdul Faruk Mutalib, ka patur si qëllim të hidhte në erë Avionin me nr 253 të agjensisë “Northwest”

Nga ngjarjet e 11 shtatorit kemi mësuar se jo çdo gjë që vjen nga Washingtoni mund të jetë e besueshme kur bëhet fjalë për muslimanët.

Gjithashtu edhe detajet që na u përcollën nga shumë media botërore lejnë shumë pikëpyetje si për shembull

Nuk ka si shpjegohet që mund të ishte thjesht një gabim teknik i paisjeve super të sofistikuara në gjetjen e bombave që një sasi e tillë të kalonte pa u vënë re nga ato që në aeroportin e Amsterdamit.

Në fakt kjo sasi jo vetëm që kaloi por iu dha mundësia që ajo të kapërcente edhe oqeanin Atlantik e të shkonte deri në Washington duke ditur që pas ngjarjeve të 11 Shtatorit siguria e avionëve me destinacion Amerikën është ngritur në maksimum ku çdo linjë ka agjentët e saj të cilët paguhen të zbulojnë gjithçka që ka të bëjë me sigurinë e avionit. Mirpo këtu Shërbimi sekret “dështoi”

Tani dy janë mundësitë që në fakt të çojnë në të njëjtin përfundim:

E para: Ose Al-Kaida ka patur dhe ka akses në organet e sigurisë madje edhe në shërbimet më të forta informative siç është CIA. Dhe po të jetë kështu Al-Kaida është në CIA dhe ky shërbim sekret është i manipuluar.

E Dyta: Al-Kaida mund të jetë vetë produkt i CIA-s kur dihet botërisht se Kryetari i Al-Kaida-s i famshmi Bin Laden ka qenë një bashkëpuntor i ngushtë i këtyre shërbimeve sekrete gjatë viteve 80 të shekullit të kaluar në luftën e Afganistanit kundër Bashkimit Sovjetik.

Atëherë edhe alibija vjen më logjikshëm:

Tashmë nuk është më për tu çuditur që ky djalosh mund të ketë qenë i udhëzuar nga shërbimet sekrete amerikane për të bërë atë që deshi të bënte (ose iu tha të bënte),

Nga ana tjetër nuk është e pranueshme logjikisht, që një djalosh, student të inxhinjerisë, në fillimet e jetës së tij, biri e një bankieri shumë të njohur dhe të suksesshëm, të marrë përsipër të vetëvritet me vetëdije të plotë, në këtë mënyrë nihiliste, duke bërë një akt kriminal kaq të rëndë dhe kjo sepse ndoshta ai “urren Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe politikat e saj”.
Në pak fjalë historia që na u dha për të konsumuar nuk mund të përtypet kaq lehtë nga një publik i mençur, sepse shumë elementë të besueshmërisë të kësaj historie, mungojnë.
Mendoj se ky është një bllof i madh..
Pa marrë parasysh çfarë barbarët (terroristët) përpiqen të bëjnë, ne muslimanët nuk mund të tradhëtojmë principet tona Islame

Rrethi vicioz
Pas gjithë këtyre, kush do të ishte viktimë e këtij akti? Pasagjerët e pafajshëm të avionit me nr 253 të agjensisë“Northwest” të cilët nuk kanë asnjë lloj lidhjeje me politikat amerikane që zbatohen në Palestinë, Irak, Pakistan dhe Afganistan.

Po, është e vërtetë se qeveria amerikane po vret në masë muslimanë, shkakton vdekjen e pjustifikueshme të qindra mijëra jetëve të pafajshme. E vërtetë është edhe se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë shktërruar deri tani dy shtete muslimane dhe po përpiqen të shktërrojnë një të tretë, ndoshta një të katërt më vonë dhe kjo nën petkun e “Luftës kundër terrorizmit”
Kjo është e njëjta Amerikë, e cila në mënyrë shumë hipokrite deklaron se nuk mund të ketë ankesa, edhe pse justifikojnë në mënyrë të çuditëshme vrasjen e mijëra civilëve të pafajshëm.
Por kjo nuk duhet të shtyjë asnjë musliman që të reagojë kundrejt çdo jo muslimani, me të njëjtin barbarizëm të cilin e përdorin amerikanët.
Nëse kjo do të ndodhte atëherë ku do të ishte ndryshimi ndërmjet nesh si muslimanë dhe principeve që ne zbatojmë, dhe atyre bishave që barbarisht na vrasin në shumë shtete muslimane? Në këtë mënyrë kauza jonë e shenjtë e Islamit do të përlyhej me gjak të pafajshëm, njësoj si kauza e tyre djallëzore. Atëherë ku do të ishte ndryshimi?
Nuk dua që fjalët e mia të konsiderohen si donkishoteske dhe jashtë realitetit në fakt ky është realiteti që ne akoma nuk po ndërgjegjësohemi. Realiteti është se politikat amerikane dhe aleatëve të tyre djallëzorë duan prej nesh pikërisht këtë. Për tu thënë botës se ne vërtetë jemi ata që këta djaj duan të na bëjnë.
Këtyre unë u them se Islami vazhdimisht do ta kalojë testin e besueshmërisë edhe pse herë pas here mundohen ta nxijnë figurën e tij. Sigurisht që kohët e fundit realiteti është shumë i zymtë madje më i zymtë se sa shumë kohë të tjera më parë. Por gjithsesi edhe këtë test Islami ka për ta kapërcyer si përherë.
Kështu mund të themi se, ne nuk mund të dorëzohemi nga principet tona Islame, as sot as kurrë edhe pse barbarizmi i terrorit, i çfarëdo lloj ngjyre qoftë ai, mundohet ta zbehë figurën dhe principet e kësaj feje hyjnore. Sepse nëse ne e bëjmë këtë, në fakt do të shkatërrojmë vetveten dhe jo Islamin, atëherë armiqtë tanë kanë fituar kundër nesh, por sigurisht asnjëherë ndaj Islamit.
Për ta mbyllur mund të themi shumë bindshëm se janë gjeopolitikat amerikane ato që i shtyjnë shumë të rinj muslimanë të bijnë në kthetrat e radikalizmit të dhunshëm dhe rezultati është i pritshëm “Lufta kundër Terrorizmit Islamik”.

By Khalid Amayreh
Journalist — Occupied Palestine
http://www.islamonline.net/servlet/Satellite?c=Article_C&cid=1262372300853&pagename=Zone-English-Muslim_Affairs%2FMAELayout


Perktheu me përshtatje: Eduart Thartori

Tuesday, January 19, 2010

Shkëndija e Pesëmbëdhjetë

Shumë të vështirë e kam ta imagjinoj, se si mundet që të arrihet një qëllimi mirë duke përdorur metoda të ulëta. Ideali i lartë nuk mund të gjejë jetë, veçse në zemrat e mëdhaja. E pra, si ka mundësi që një zemër e tillë të ngushtohet, duke pranuar metoda të ulta dhe të pisa ? Nuk funksionon dot. Barazimi nuk më del në rregull. Nuk e kuptoj dot sesi dikujt i shkon në mendje të përdori këto metoda të pista për ta arritu qëllimin e lartë dhe fisnik..

Kush futet ne ujëra të pista nuk mund të dalë prej tyre i pastër..Balta e një rruge të keqe do të mbesë patjetër në këpucët e tij. Por edhe ato këpucë do të lejnë njollën e vet aty dhe do merret vesh se këtu ka kaluar edhe filani.. Por, kam frikë se papastërtia e një pellgu të tillë do të futet edhe në shpirtin më të pastër, që dëshiron të notojë aty për të arritur më shpejt në bregun tjetër. Kështu do të ndyjë edhe qëllimin fisnik që mbart brenda, ky notar pellgjesh.

Mjeti nuk mund të jetë më i ulët se qëllimi, ndryshe nuk bën. Më i ulti e prish më të lartin. Në fakt në botën e idealeve të mëdha nuk ka vend për metoda të ulta dhe të pista.

Qëllimi justifikon mjetin; Ky është sllogani i famshëm i diktatorëve të mëdhenj. Sepse ata jetojnë me llogaritje që s`kanë të bëjnë me zemrën dhe logjikën e pastër. Llogaritjet edhe mund të gabojnë, por gabimi i tyre në shoqëritë njerëzore na ka kushtuar miliona viktima të pafajshme përgjatë historisë të hershme dhe asaj moderne.


Sejid Kutub
Shkëndija e Katërmbëdhjetë

Nuk jam prej ayre që besojnë se parimet nuk kanë lidhje me ndjenjat e njerëzve. Përndryshe një parim nuk do të kishte jetë nëse nuk do të shoqërohej me nxehtësinë e shpirtit të njeriut i cili jeton me të.
Idealet dhe parimet-pa besuar nxehtësisht në to- janë disa ide të vdekura, më e shumta disa llomotitje në erë..!
Ajo që i jep jetën, është nxehtësia e besimit, nga zemra frymën, i jep gjakun me të cilat pulsojnë..! Askush nuk do ti besojë një ideali, nëse ai buron nga një mendje e ftohtë. Ai duhet të burojë nga ngrohtësia e zemrës.
Fillimisht beso ti në idealin tënd, beso deri në nxehtësinë e shpirtit.. Atëherë do ta besojnë edhe të tjerët, atë që edhe ti beson..! Ndryshe do të mbetet vec një fjali e ndërtuar bukur, por pa jetë..!
Nuk ka shpirt në një ideal që nuk përzihet me venat e zemrës..! Por edhe njeriu i cili nuk e ka dridhur zemrën e tij me një ideal, që nuk beson në të me shpirt, edhe ai kot që i bën hije tokës..!
Njeriu dhe ideali janë si shpirti dhe mishi..! Ti ndash do të thotë, mision i pamundur ..! Çdo ideal që jeton, ka shpirtin e atyre që besojnë në të..!
Ndërsa ato ide që nuk e kanë provuar këtë ushqim hyjnor, lindin të vdekura Njerëzimin ato nuk e çojnë asnjë pëllëmbë përpara..!


Sejid Kutub
Shkëndija e trembëdhjetë

Ndonjëherë humanizmi fshihet pas petkut të lirisë dhe ngjan sikur shpërthen nga prangat. Shpërthen nga zakonet dhe traditat, shpërthyes nga përgjegjësitë njerëzore, shpërthyes nga gjithcka.

Ka ndryshim thelbësor nga çlirimi prej prangave të shtypjes dhe diktaturës dhe ndërmjet shembjes së kufinjve të humanizmit. E para është çlirimi i vërtetë, ndërsa e dyta do të thotë të zhvishesh nga të gjitha ato cilësi që e bëjnë njeriun të quhet njeri dhe që bëjnë diferencën ndërmjet kafshërisë së pafrè..!

Ajo është liri e cunguar, sepse e vërteta e saj është shtrëngim në prangat e kafshërisë dhe pasioneve. Të atyre vargonjve që njerëzimi i ka luftuar përherë në historinë e tij. Gjithmonë ka qenë në luftë për tu zgjidhur nga vargonjtë e vesit dhe cilësive kafshërore që i zënë frymën herë pas here.. Njeriu gjithmonë ka luftuar për të qenë i lirë, ama si njeri dhe jo i transformuar në dicka tjetër që nuk është në natyrën e tij. Liria e kushtëzuar nuk mund të quhet liri.

Në përgjithësi njerëzit kanë turp të shprehin nevojat e tyre fizike. Kjo ndodh sepse në natyrën e pastër njerëzore njeriu e ndjen se është më lart se sa të diskutohet rreth tyre. Kjo është grada e parë e shkallëve të humanizmit. Kur ne të ngjisim një nga një këto shkallë, atëherë kur të lejmë pas vetes nevojat fiziologjike të mishit dhe gjakut, atëherë humanizmi ynë ka arritur grada të larta drejt perfeksionimit, atëherë jemi njerëz dhe jo kafshë..!


Sejid Kutub
Shkëndija e dymbëdhjetë

Ka njerëz që kur prezantohen me madhështinë e Allahut e shohin atë si një lloj ulje për vlerën e njeriut. Sikur Allahu dhe njeriu të ishin dy zota të cilët konkurojnë njëri –tjetrin në këtë gjithësi.

Unë e ndjej, por edhe e mendoj, se sa më shumë ta ndjejmë madhështinë e pafund të Allahut, aq më shumë na shtohet madhështia jonë, sepse vetë ne jemi krijesa të Allahut, Madhështorit.

Këta njerëz që mendojnë se po qëndrojnë lart duke mos e ulur veten (sipas iluzionit të tyre) në besimin në Krijuesin e gjithësisë. Në të vërtetë këta njerëz janë të paplotësuar në mendim. Janë të vegjël në botëkuptim. Ata nuk kanë mundësi të shohin më tepër se hunda e tyre.

Ata mendojnë se njeriu historikisht i është drejtuar Zotit, për shkak të dobësisë së tij dhe pamundësisë për ti komentuar gjërat. Ndërsa sot kur shkenca ka arritur majat nuk kanë më nevojë për Zotin. Sipas kësaj logjike të tyre, dobësia të hap imagjinatën ndërsa forca e pllakos atë..

Njeriu, më shumë e ndjen madhështinë e Allahut, në fuqinë e tij, në arritjet e tij, në mundësitë që ka para vetes në atë pjesë të limituar kohore që quhet jeta e tij e që çdo sekondë i saj buron nga Allahu. E ndjen më shumë atëherë kur di më shumë, kur kupton më shumë..

Besimtarët e ndjejnë me shpirt por edhe me logjikë madhështinë e Allahut, Krijuesit të tyre. Andaj, përkundër atyre që duan të lartësojnë veten me mosnjohjen e Zotit, besimtarët e ndjejnë madhështinë njerëzore tek vetja, kur mendojnë këtë punë kaq mahnitëse që ka bërë Krijuesi në trupin e tyre. Bile më shumë se kaq, ata ndjehen të sigurt, se janë mbështetur tek fuqia madhështore e Krijuesit të tyre..

Madhështia që ua fal besimi në Krijuesin e tyre, qëndron shumë më lart se madhështia e ngritur nga mendje të cekëta njerëzore.. Pse-ja është e thjeshtë.. Ajo e para buron nga Krijuesi i forcës dhe madhështisë dhe e dashur prejt tij. Ndërsa e dyta buron nga arroganca budallaqe e një mendjeje që jeton në ujëra të cekëta.


Sejid Kutub
Shkëndija e njëmbëdhjetë

Dorëzimi i plotë ndaj fenomeneve të pashpjegueshme dhe forcave të padukshme në natyrë është rrezik i madh, sepse të çon në bestytni..Jetën ta kthen në një iluzion të madh, në një ferr.. !
Por nga ana tjetër, edhe mohimi plotsisht i këtyre forcave dhe dukurive të pashpjegueshme nuk është me më pak rrezik.. Sepse kështu do të na mbylleshin padrejtësisht horizonte të pazbuluara më parë..
Me justifikimin se nuk mund ti konceptojmë dot, disa njerëz i privojnë vetes njohuri dhe fakte, të cilat në një moment tjetër mund të jenë plotësisht të vërtetueshme ! Në këtë mënyrë i kemi zënë frymën zbulimit, shkencës. Thënë ndryshe horizontin tonë e kemi ngushtuar. E kemi kyçur përgjithmonë veten nga gjerësia, energjia, thellësia dhe pesha e tij. E kemi vulosur veten me vulën e « Diturisë » që deri në këto momente duke e matur me madhështinë e Gjithësisë është e papërfillshme, shumë e papërfillshme !..
Jeta e njeriut në këtë planet është një varg i gjatë sfidash e dështimesh për të gjetur fundin e diturisë. Nga ana tjetër po aq i gjatë është vargu i suksesit për të njohur fuqinë madhështore të kozmosit..Sa më shumë të hedhësh një hap përpara aq më tepër shpaloset gjerësia, thellësia dhe madhështia e rrugës së diturisë !..
Duke u shpalosur herë pas here, suksesi i njeriut në zbulimin e një diturie të re të pakonceptuar më parë, do ti hapë sytë se sa shumë dituria është përpara.. Sepse gjithmonë njeriu do të jetë në fazën e kërkimit, testimit dhe zbulimit !..
Të respektosh logjikën, është e mjaftueshme që ti shtosh faturës tënde edhe pjesën e së panjohurës. Që do të thotë se nuk duhet ti mbështetesh deri në fund asaj. Por do të ishte ofendim për të, nëse do ta pengonim për ta hulumtuar të panjohurën siç bëjnë njerëzit e bestytnive.
Që ne të ndjejmë madhështinë e vërtetë të kozmosit; që tia njohim vetes peshën e saj reale në këtë gjithësi; ekuilibri që duhet të mbajmë me të panjohurën na mjafton që ti çelë shpirtit njerëzor energji të reja për të njohur ndjenjat, ato lidhje që na mbajnë fort të lidhur me Gjithësinë. Ato janë brenda nesh dhe shpesh të pazbuluara. Pa dyshim që ato janë më të mëdha dhe më të thella nga sa mund ti perceptojë fuqia jonë aktuale e të konceptuarit.
I qëndroj kësaj, me faktin se ne njerëzit jemi vazhdimisht duke zbuluar gjëra të reja, të panjohura më parë.. dhe kjo ndodh në çdo ditë të jetës sonë..


Sejid Kutub
Shkëndija e Dhjetë

Nevoja është e madhe për specialistë të mirfilltë në fusha të ndryshme të dijeve njerëzore. Kemi nevojë për ata që në laboratorët e tyre të kenë edhe faltoren..! Kemi nevojë për ata që jetën ia dedikojnë profesionit të tyre jo thjesht me ndjenjën e sakrificës, por edhe me ndjenjën e kënaqësisë..!

Ndjenja e adhuruesit, kur ia dhuron shpirtin e tij Krijuesit, duke qenë i kënaqur me të..! Por në fund duhet të jemi të vetëdijshem se nuk janë asnjëri nga këta njerëzit që drejtojnë fatet e njerëzimit..!

Liderët e vërtetë, ata që përcaktojnë rrugën për njerëzimin, kanë energji të brendshme shumë të mëdha. Janë ata që mbajnë lart pishtarin e zjarrtë tek i cili përfytyrojmë në çdo shkëndijë të tij, pjesë diturie që ndriçon. Nën dritën e këtij pishtari, shikojmë rrugën e gjatë që kemi për të bërë..! Me dritën e tij, me diturinë që na hap sytë mund të masim hapat tanë në këtë rrugë universale, nëpër të cilën do kalojë tërë njerëzimi...!

Këta liderë janë ata që arrijnë të shohin peisazhin perfekt, që ka shumë ngjyra brenda tij. Diku një penel shkencë, diku një ngjyrë arti, diku peneli i ka dhënë ngjyrë fetare, diku tjetër shoqërore. E kështu peisazhi merr formën e tij natyrale. Këtë peisazh nuk mund ta shijojnë të gjithë..! Këtij peisazhi disa e shikojnë vetëm ca njolla ngjyrash dhe se kuptojnë..! Të rrallë janë ata që e shijojnë me të gjitha ngjyrat e tij reale. Vetëm ata mund ta vlerësojnë peisazhin..!

Ata të vegjlit, veç ata kanë probleme me të kuptuarit e këtij peisazhi..! Ata mendojë se asnjëherë nuk mund të shkrihen ngjyrat e fesë me ato shkencës. Ata në telajo duan ose ngjyrat e shkencës ose ato të fesë. Nuk mund ta kuptojnë se si mund të shkrihen të gjitha këto ngjyra së bashku për të dhënë atë peisazh aq natyror..!

Ata nuk e kuptojnë se si arti mund të shkrihet me jetën aktive..! Nuk e kuptojnë se si spiritualiteti mund të ecë bashkë me produktivitetin shoqëror..! Kjo sepse ata vetë nuk dijnë ti shkrijnë ngjyrat, por nuk dijnë as ti dallojnë ashtu të shkrira siç i ka bërë Krijuesi i kësaj tabloje universale..!

Por ata largpamësit, ata që i tregojnë rrugën popujve, vetëm ata arrijnë ta kuptojnë këtë harmoni ngjyrash..Sepse ata i mbajnë gjithmonë lidhjet me burimin dhe që aty mprehin shikimin, kthjellojnë mendjen, pastrojnë zemrën..! Është burim i veçantë ai, sepse e ka krijuar Allahu për ata që duan të arrijnë grada të larta..!

Ata liderët e vërtetë të njerëzimit, Ata që kujdesen për fatet e popujve..Në historinë njerëzore ata kanë qenë pak.. shumë të rrallë..! Krijuesi gjithmonë e dërgon në kohën e caktuar liderin për të cilin populli ka nevojë. Atëherë kur ngjyrat po zveniten, atëherë kur peisazhit po i humb freskia, Allahu, Krijuesi i gjithësisë e sjell artistin, që edhe një herë ta freskojë telajon me ngjyrat e vërteta të shkrira aq mjeshtërisht..!

Sejid Kutub
Shkëndija e nëntë


Dallimi është i madh.. Shumë, shumë i madh.. Ndërmjet konceptimit të së vërtetës dhe përjetimit të së vërtetës..

E para është dituri, shkencë, matje që ta japin atë rezultat.. Ndërsa e dyta është ta përjetosh të vërtetën, ta prekësh atë ..!

Në të parën, ne merremi me terminologji, dhe me kuptimin teorik të fjalës, ose edhe me eksperimente të ndryshme shkencore..

Ndërsa me të dytën, ne merremi me përvojë jetësore, atë që jetojmë përditë, atë që na dhemb, apo që na bën të buzëqeshim..

Në të parën informacioni na vjen nga jashtë vetes tonë dhe ne thjesht e peshojmë..

Në të dytën, të vërtetat burojnë nga zemra jonë, nga shpirti, kashtisen me gjakun që na rrjedh nëpër vena. Pulson në çdo rrahje të zemrës, në çdo frymëmarrje, në çdo psherëtime, në çdo ofshamë..!

Kjo është ta përjetosh të vërtetën..! Kjo është e vërteta..!

Në të parën, e vërteta ndahet nëpër seksione të ndryshme. Seksioni i dijes, aty ka sektorë të tjerë, të larmive të ndryshme.. Seksioni i Besimit edhe aty ka sektorët e veta sipas kategorive, Fikhu, Hadithi, Usuli e kështu me rradhë.

Në të dytën energjia është e njetrajtshme, të ndriçon njëlloj, të djeg njëlloj. Ajo është energjia kozmike, që e ka secila qënie e këtij kozmosi nga Allahu, Krijuesi i saj. Ajo thjesht do zbuluar, sepse ajo aty është në shpirtin tënd. Aty ka qenë përherë, ti ke lindur me të..!

Në zemrën tënde, aty ndodhet Katalizatori, i cili është i lidhur direkt me burimin hyjnor.. !

Sejid Kutub

Sunday, January 17, 2010

Shkëndija e tetë


Do t`i humbnim vlerën idealeve tona dhe atyre që besojmë, nëse do të mërziteshim pse edhe të tjerët i përvetësojnë ato. Në përpiqemi që ti bindim njerëzit se ato ishin idetë tona dhe se të tjerët kanë qenë kundërshtarë të tyre.

Kjo ndodh me ne kur besimi jonë në ato ideale nuk është i saktë, nuk është i plotë. Nodh atëherë kur ato ideale nuk kanë buruar nga zemra jonë, kur nuk ushqehen me gjakun që pulson nga kjo zemër..Ndodh kur ato nuk kanë zënë dashurinë e shpirtit tonë..!

Kënaqësia më e madhe dhe më e kulluar, është kur i shohim idealet tona se si i përvetësojnë të tjerët, akoma kur jemi gjallë. Vetëm ideja se një ditë-ndoshta edhe kur të mos jemi më në fytyrën e kësaj toke- këto ide do të frymëzojnë shumë njerëz, kjo të mbush me kënaqësi, me qetësi..!

Vetëm pazarxhinjtë janë ata që mundohen të ruajnë markën e identitetit të mallit të tyre. Sepse kështu nuk mund tua marrin të tjerët dhe bashkë me të edhe fitimin prej tij.

Ndërsa mendimtarët dhe njerëzit e Idealeve, e kanë kënaqësinë më të madhe tek përhapja e ideve të tyre në sa më shumë njerëz. Bile edhe sikur dikush ti përvetësojë ato ide mjafton që të jetojë me to, nuk e kanë problem nëse nuk ua njohin autorin e vërtetë të tyre..!

Prodhuesit e ideve të mëdha e dijnë se janë vetëm transmetues dhe përkthyes.. Ata e dijnë se burimi nuk është krijesë e tyre. Ai e ka Krijuesin e vet.. !

Ata ndjehen mirë kur e dijnë se vazhdojnë të jenë pandërprerë me burimin origjinal të urtësive të tyre.

..Ai burim nuk buron nga toka, ai buron nga qielli.. !

Sejid Kutub

Saturday, January 16, 2010

Shkëndija e Shtatë


Kur arrijmë një nivel të lartë të përfeksionimit të shpirtit dhe intelektit, e kuptojmë se nuk është turp që të kërkojmë ndihmë edhe nga ata që janë më poshtë se ne!

Në fakt, vlera nuk na pakësohet, nëse për të arritur aty ku jemi të kemi pranuar ndihmën e të tjerëve. Nuk arrihet çdo gjë veç me forcat e tua personale. Patjetër duhet të bashkëpunosh me të tjerët. Duhet të bashkoni përpjekjet..!

Ka njerëz që ndjehen keq kur të tjerët marrin vesh se arritjet e fituara të tyre kanë qenë fryt i punës së përbashkët të një grupi miqsh..!

Në fakt kjo ndodh atëherë kur njeriu nuk e njeh veten e tij, kur besimi tek vetja është deri në gradën e egoizmit. Por nëse kjo ndodh atëherë kjo është dobësia më e madhe e njeriut dhe hallka më e dobët e zinxhirit të potencialeve të tij.

Por kur të jemi të forte, atëherë do të ndjejmë dobësinë tonë, do ta ndjejmë se nuk jemi asgjë pa ndihmën e miqve. I Sigurtë në vete është vetëm fëmija, që mundohet ta shmangë dorën tënde kur dëshiron të hedhë hapat e parë, por nuk zgjat shumë dhe rrëzohet.

Kur të arrijmë në një nivel të lartë të njohjes së vetvetes, do ta pranojmë me kënaqësi ndihmën e miqve, do të jemi falenderues, por edhe të kënaqur.

Do të falenderojmë për ndihmën që po na jep, por do të jemi edhe të kënaqur për faktin se dikush beson se do të kemi sukses në këtë përpjekje tonën..Miqtë tanë prandaj na ndihmojnë, sepse besojnë në atë që ne besojmë, ndryshe ndihma e tyre do të ishte në pengimin tonë.

Kënaqësia e shpirtit që përzihet edhe me kënaqësinë e të tjerëve, është kënaqësi e pastër hyjnore ..!
Shkëndija e gjashtë

Mundesh edhe ti largosh njerëzit, ti nënvlerësosh..! Të të duken se janë më pak të pastër në shpirt se ti, me zemër më të vogël se e jotja, e se ti je më i mençur e më i merituar se ata. Mundesh shumë lehtë ti bësh këto..!
Por atëherë nuk ke bërë asgjë..! I ke zgjedhur vetes rrugën më të lehtë e me më pak preokupime..!
Madhështia e vërtetë qëndron kur përzihesh me këta njerëz, me zemër të hapur për ta. Ti duash, ti falësh, të duash vërtetë ti pastrosh ata dhe ti ngresh në të njëjtin nivel me veten tënde.. !
Për ti arritur ata, nuk do të thotë se duhesh të heqësh dorë nga niveli yt i lartë, në të cilin ndodhesh. Nuk do të thotë as që ti të zbresësh në nivelin e tij duke e lavdëruar edhe për të këqijat që njeriu ka. Jo ti nuk duhet të zbreësh në nivelin e tij, por ai duhet të vijë në nivelin tënd, ky është misioni ..!
Për ta arritur këtë duhet një stil i veçantë që të bën ta arrish njeriun gabimtar, e pastaj ta rrëmbesh për në nivelet e larta, ku ndodhesh. Është e lodhshme sigurisht. Por është madhështia vetë.
Gjeje këtë stil, e do bëhesh i madh, duke ndihmuar të tjerët për ti bërë si vetja.
Shkendija e Pestë

Kur në zemër çel sythin e saj fara e dashurisë, mirësisë dhe mëshirës, atëherë e kemi çliruar veten nga mundime e barrë shumë të rënda.. Nuk do kemi nevojë ti tërheqim njerëzit me zor, sepse atëherë do jemi të sinqertë kur do tu japim vlerësimin.. Atëherë do të zbulojmë në shpirtin e tyre thesare të mirësive..Do të gjejmë aty shumë dashamirësi, përçka kur ta vlerësojmë atë njeri do të jemi të sinqertë dhe ai do ta meritojë. Nuk ka qënie njerëzore që të mos ketë të mbjelle në shpirtin e tij mirësi, apo dashamirësi, nga ku prodhohet fjala e mirë.. Por ne pak e vejmë re.

E dallojmë vetëm atëherë kur dashuria për njerëzit rritet në shpirtin tonë..!

Nëse do të ndodh kjo, atëherë nuk do të provojmë mbi shpinë shumë stres, nuk do të kemi nevojë për të duruar shumë. Sepse miqtë tanë që i kemi fituar nuk do të na mundojnë, sepse do të na duan dhe ne do ti duam.

Natyrshëm kështu, në zemrat tona nuk do ketë asnjë parcelë për të mbjellë farën e inatit, xhelozisë, apo edhe të urrejtjes kundër tyre. Sepse toka e zemrës është e mbjellë me farën e dashurisë.. Veç ky ka qenë shkaku pse në zemrën tonë kanë pasë mbirë farërat e këqija të urrejtjes, e inateve. Toka e zemrës ka qenë djerrë, e pakultivuar.

..Ah sa do ti dhuronim vetes tonë qetësi dhe kënaqësi, kur do tu falnim të tjerëve dashuri e sinqeritet dhe mirëbesim..!

..Ajo ndodh veç kur zemra është e kultivuar mirë!
Shkëndija e Katërt

Nëse do të shikonim anën e mirë në shpirtin e njerëzve, do të gjenim një çdo thesar në çdo zemër. Në pamje të parë këtë nuk e vëren dot..
E kam provuar këtë.. Me shumë njerëz e kam provuar.. Bile edhe me ata që na duken shumë të këqinj me sy të parë.
Provo ti afrosh ata, të mos ua zesh për të madhe gabimet dhe budallallëqet e tyre. Dhuroju pak interesim dhe dashuri të sinqertë, të pashtirur..Jeto pak me hallet e tyre ..
Atëherë do të shohësh bërthamën e zemërs së tyre të bardhë.. Atëherë do të të dhurojnë dashurinë e tyre, zemrën do të ta sjellin në dorë, do të të besojnë. Atëherë ti mos i zhgënje kurrë..
Pak sinqeritet dhurove, pak dashuri, pak interesim të pastër, e të dhanë zemrën e tyre, shpirtin..
E keqja nuk është e thellë te ata. Në fakt nuk është pjesë natyrale tek njeriu. Nuk është aq e madhe sa na duket ndonjëherë.. Ajo është një koracë që njerëzit e mbulojnë zemrën e tyre nga sfidat dhe përballjet e jetës, thjesht për të mbijetuar. Por në fakt nuk janë aq të këqinj.. Kur ata ndjehen të sigurtë me ty, kur të duan, kur të besojnë, e hapin guaskën dhe para teje shfaqet perla e zemrës së tyre.
Por duhet ta meritosh këtë perlë. Këtë jo të gjithë e bëjnë. Duhet të mos e zhgënjesh njeriun që ta hapi zemrën. Duhet ta vlerësosh aktin e dhurimit të zemrës së tij. Dhuroja dhe ti Zemrën tënde.. Duaje dhe ti, vuaj me vuajtjen e tij, qaj me lotët e tij, gëzohu me gëzimin e tij. Fali gabimet e tij. Bëje këtë dhe do të kesh lënë gjurmë në jetën e tij..
E kam provuar këtë, nuk flas në ajër, nuk janë ëndrra.. Është realiteti i përditshëm është ai që shumë veta e kalojnë pa e parë..

Shkëndija e tretë

Shkëndija e tretë

Fara e keqe kacavirret, ndërsa fara e mirë lulëzon. E para ngrihet shumë shpejt përpjetë, por rrënjët i ka të cekëta. Sikur ta bëjë këtë veç për ti marrë dritën dhe oksigjenin nga bima e hajrit që po rritet ngadalë. Pema e hajrit nuk ngutet në rritje, don më shumë të lëshojë rrënjë të thella dhe toka e ngrohtë butësisht ia hap zemrën e saj.
Kur ne ta shohim nga larg shkëlqimin e pemës së keqe na duket pompoze. Por ajo nuk ka kërcell, edhe rrënjët i ka të imta aq sa kërcellin. Ajo nuk ka fuqi ta përballojë erën dhe furtunën, as diellin e verës..
Nga ana tjetër pema e mirë e përballon ndryshimin e motit, nuk e ka frikë furtunën. Ajo rritet pak nga pak, forcohet nga era dhe shiu. As gjembat e pemës së keqe nuk e pengojnë rritjen e saj të natyrshme..

Shkëndija e dytë

Shkëndija e dytë

Kur jetojmë veç për veten tonë, atëherë jeta na duke e shkurtër, e ngushtë. Fillon kur dalim në këtë botë e mbaron me futjen në barkun e tokës.

Ndërsa kur jetojmë për të tjerët. Pra kur jetojmë për një ideal gjithpërfshirës, atëherë jeta bëhet e gjatë, e thellë. E rrënjët e zanafillës i bashkon me zanafillën e njerëzimit dhe fundin e ka ne rrëzen e fundit te diellit mbi këtë tokë. Kështu në fitojmë jetë shumëfish. Këto janë vite prej vërteti jo iluzione. Provo ta imagjinosh jetën në këtë dimension. Ndjenjat tona mbushen me ditë, me orë, me çaste. Në fakt jeta nuk matet me numrin e viteve. Ajo matet me numrin e ndjesive që vlojnë tek ti. ‘Realistët’ këtë e quajnë ‘iluzion’, por në fakt ky është realitet shumë herë më i vërtetë, sesa realizmi i tyre.. ! Sepse jeta nuk është gjë tjetër vec ndjenja e njeriut për jetën. Sikur tia heqësh dikujt ndjenjën për jetën, atëherë ia ke marrë vetë jetën dhe ai bën hije mbi tokë, por është i vdekur mes të gjallëve. E, nëse njeriu ndjen dhe jeton me ndjenja shumë, atëherë jeta i shtohet me vite shumë..

Kjo çështje mua më ngjan shumë e prekshme dhe nuk ka nevojë për shumë diskutim..

Në jetojmë shumë gjatë, nëse jetojmë për të tjerët, nëse jetojmë për një ideal gjithpërfshirës. Sa më shumë të ndjejmë për të tjerët, aq më shumë i japim jetës sonë jetë. E në fund jeta shkon shumë larg..

Shkëndija e parë

Kjo është një letër që dëshmori i madh Sejid Kutub i dërgonte motres së tij Amina Kutubit nga burgu. Është e përbërë nga pesëmbëdhjetë shkëndija që buronin nga shpirti i këtij mendimtari të madh të Islamit në momentin kur jetonte ditët e fundit nga jeta e tij në këtë botë.















أختي الحبيبة... هذه الخواطر مهداة إليك...
Motër e dashur..Këto janë disa shkëndija të shpirtit që po ti dhuroj ty.
Shkëndija e parë.

Ideja e vdekjes na vertitet përherë në kokë. E ndjen atë në çdo vend. Në çdo gjë. E ndjen se si është një forcë shkatërruese që e mbulon jetën me hije e bashkë me të edhe të gjallët. Nga ana tjetër e sheh jetën përpara saj, të strukur, të trembur, të frikësuar.

Nga ana ime unë e shoh ndryshe..Vdekjen e shoh shumë të vogël, të pafuqishme, përballë forcës së jetës, shpërthimeve të saj,buzëqeshjes që na dhuron,sfidave që na i ve përpara.. Atëherë shoh se vdekja, thjesht mundohet të mbledhë ca thërrime sa për tu ushqyer, nga sofra e madhe e jetës.

Vrulli i jetës shkumëzon dallgët e saj nga çdo anë..Çdo gjë rritet, lulëzon, shkëlqen..Nënat mbesin shtatzëna, pastaj lindin. Njerëzit dhe kafshët bëjnë të njëjtën gjë. Edhe zogjtë e peshqit të kënaqin shpirtin shih si i lëshojnë vezët e pastaj nga çdonjëra prej tyre lind jeta.
Toka çahet për të dalë bima e brishtë, që pastaj do bëhet një lule e bukur plot erë e fryte. Qielli lëshon pareshtur mëshirë e freski. Detrat e oqeanet dallgëzojnë vrullshëm.

Çdo gjë në këtë planet rritet dhe shpërthen jetë dhe shtohet..Por..

Herë pas here vdekja vjen të shqyejë ndonjë copë nga jeta dhe largohet. Merr ca thërrime nga sofra e jetës dhe ja mbath !..E jeta përsëri vazhdon rrugëtimin e saj, plot gjallëri, shpërthyese si përhera plot shpirt. Nuk e ndjen fare vdekjen që i qëndron diku në ndonjë pritë thjesht për të shqyer prej saj kafshatën e rradhës .

Ndonjëher nga dhimbja jeta lëshon ofshamë, ndonjëherë dhimbja i djeg shumë. Por plaga shpejt i mbyllet edhe dhimbja shpejt venitet. Kështu gjallesat vazhojne të ecin përpara drejt fatit të tyre. Njerëzit, kafshët, peshqit, zogjtë, insektet, bimët, të gjitha vetëm se ecin përpara duke marrë frymë nga shpirti i jetës. Por vdekja po aty do jetë.. Ky është një ligj hyjnor, kështu kanë shkuar përherë.
Dielli lind, dielli perëndon dhe toka vertitet rreth tij. Jeta shpërthen herë pas here në çdo anë. Çdo gjë ka jetë..rriten gjërat në sasi dhe cilësi..Sikur vdekja të ishte më e fuqishme se jeta do e kishte ndaluar jetën. Por ajo është një forcë e dobët përpara jetës shpërthyese plot lulëzim e sfida..
Kjo është jeta, sepse buron nga Allahu I GJALLI..Prej Tij shperthen shpirti i jetës..


Përktheu me shqipërim
Eduart Thartori
Kavajë