Wednesday, February 29, 2012
CMIMI I NJE JETE
NE Shqiperine tone te dashur, trumpetohen fort perparimet euroatlantike, Ne media secili mund te degjoje se si vendi jep kontribut te "pazevendesueshem" Ne perhapjen e demokracise ne bote. Ne luften kunder terrorizmit dhe te tjera perralla si keto.
Ne fakt Shqiperia jone e dashur perkunder cka na tymosin veshet me smog akustik, mediat (majtas dhe djathtas), Shqiperia jone eshte thjesht nje pike e vogel ne hartat boterore. Ndonjehere emri ALBANIA del edhe pertej kufijve te saj ne hartat gjeopolitike kur perpiqemi ta dallojme.
Por zakonisht na duhen ngjarje tronditese qe te na bejne te zgjohemi, te shohim realitetin ne sy.
Ngjarja e fundit ku humbi jeten Ushtaraku Feti Vogli (Qofte i meshiruar ne jeten tjeter) nuk ishte as e para dhe as e fundit qe ka ndodhur ndaj trupave te NATO-s ne vijat e frontit ne Irak apo Afganistan.
por per shqiperine kjo ishte e para.
Me ka rastisur te takohem me disa nga ushtaraket tane qe kane patur pervoja ne keto dy vija frontale. Asnjeri prej tye nuk i dha nje pergjigje bindese pyetjs time: Pse shkoni atje?
-Dikush tregohej pehlivan dhe thoshte se eshte mire te jesh perkrah Aleateve te NAto-s. eshte Mire te jete ne CV dicka e tille.
-Dikush tregohej budalla dhe thoshte se po shkojme te vendosim paqen dhe tua zbusim kurrizin atyre terroristave islamike
-Dikush tregohej i sinqerte dhe thoshte se kam shkuar atje se paguajne mire dhe kam nevoje te ndertoj nje te ardhme per veten time dhe familjen.
Eshte e vertete se atje paguajne mire thuhet deri ne 100 dollare dita (e pakonfirmuar kjo).
Ne fakt mundesite per tu paguar mire te pakten aq sa per te blere nje shtepi , ketu ne Shqiperi jane shume te pakta. Qe te kesh te ardhura te mir qe te mund te blesh nje shtepi eshte nje luks qe pak veta e kane. Ata ose kane nje biznes te ndertuar prej kohesh, ose nje trashegimi te marre para pak kohesh, ose nje pune ne administrate dhe nje kredi te banke qe duhet te paguhet per gjithe jeten.Gjithsesi ne te trija variantet nje pakice e vogel jane te privilegjuar. Shumica enden kafeneve qe nje dite tu bije edhe atyre bingo dhe te kapin nje dore para. Shumica per te patur nje shtepi jane larguar per te punuar ne kurbet. Tashme nje lloj tjeter i kurbetit nisi te merrte forme ne permasa te pakta dhe me perzgjedhje tek misionet e NATO-s kete dekaden e fundit ne vendet e "Terrorizmit"
Sot me ne fund edhe Shqiperia e dha deshmorin e saj ne kete lufte te kote qe ka qene e humbur qe ne fillim. Te pakten tashme dhe Shqiperia mundet te ngreje koken lart per te thene se edhe ajo ka derdhur gjak per hater te Natos.
Andaj sot nese me duhet te nderojme ushtaraket tane ne keto vende le te mos i quajme ata heronj te atdheut sepse ne fakt jane thjesht mercenare te paguar per nje lufte ne te cilen ata as nuk kane patur ndonjehere lidhje.
Nese do me duhet ti nderoj ata, i nderoj njelloj si emigrantet tane qe kane marre rruget e botes per nje te ardhme me te mie te vetes dhe familjes se tyre.
Me vjen keq per humbjen e jetes se Fetiut, po ashtu edhe te plagosjes se Aleksandrit. Gjithashtu lus Zotin qe te mos kemi me te tjera viktima ne rradhet e djemve tane atje. Pasi ajo nuk eshte lufta e tyre e vertete. Lufta e tyre e vertete eshte ajo para me te cilen synojne qe te sigurojne nje pjese te se ardhmes se tyre dhe te familjes. Por jo gjithmone kjo lufte behet ne menyre te ndershme sidomos kur je perkah pushtuesve dhe ne pozicionin e pushtuesit.
The first Kind: PEOPLE OF HONOUR
- They suffer more, but at the end they are the winners.
- They live quiet, even if they have a lot of troubles.
- They earn a little, but enjoy more.
- When they are wrong, they quickly repent. And quickly forgive.
- When they love, they do it with all the power of their hearts
- Also they do the same when they hate.
- They sacrifice every thing for the truth, even their life. For that reason they almost are heroes.
- By them the honor is valuated.
- If this world had any value, it would be theirs.
- They are not a lot, but the world by them is motivated.
The second Kind: PEOPLE OF COMPROMISE
- Their life becomes easy, but troubles are a lot.
- They fight whole the life, but they lose at the end.
- They earn a lot of but enjoy a little.
- The love is just a Compromise for them.
- They bring at the table of compromise even their soul.
- They make compromised mistakes, and compromisly apologize, and also forgive by compromise.
- They dont hate anyone, everything is compromise. The enemy is who don`t make compromise.
- They live more than the trees.
- By them the honour is compromise, the values are payable provided.
- If this world hde any importance, they would be the poorest people.
- They also are not a lot, but the world by them is moved.
The Third Kind: THE CONSUMATORS
- They suffer when they must be happy.
- They are glad when they have to be sad.
- They love the people who sell them.
- They hate those who love them.
- They apologize from the fear.
- They do not have mercy for those under them.
- They earn only for food.
- They feed by everything.
- The honour for them is what the others provide.
- The values for them is "Like the mass".
- They live ordinary, and die ordinary.
- They are powerfull consumators
- They are the mass.
Written by: Eduart Thartori
Monday, November 28, 2011
LEBEJKE ALLAHUME LEBEJK (Te pergjigjem ty Zoti im vetem Ty)
Shumë ditë përpara, madje shumë muaj e për disa me vite fillon një zë i brendshëm të jehojë nëpër kapilarët e zemrës, pak nga pak ai bëhet më i fortë, më i fortë, çdo ditë që kalon dhe i afrohesh kohës së Haxhit, ky zë të bëhet kumbues në zemrën dhe shpirtin tënd.
Për disa besimtarë kjo është një ëndërr e jetes, që edhe pse mendon se shanset nuk i ka për ta realizuar, nuk ka dëshirë t`i fiket brenda shpirtit të tij. Disa të tjerë ky zë i ka shqetësuar në çdo ditë të jetës së tyre. Aq sa kanë bërë plane se si t`i përgjigjen këtij zëri.
Ai është zëri i zemrës, që kërkon ta takojë Zotin e saj. Kërkon ta vizitojë shtëpinë e Tij, kërkon të jetë mike e Tij. Kërkon të pastrojë baltën dhe ndryshkun që e ka zënë në vite.Ky është udhëtimi drejt perfeksionimit shpirtëror.
Nuk bëhet fjalë thjesht për një udhëtim turistik, një ekspeditë apo një eksplorim, pavarsisht se edhe kjo është pjesë e sfidës, për secilin udhëtar drejt Zotit. Musai pati një takim të tillë me Zotin, në malin Turi Sina ku i thotë Zotit: Shpejtova o Zot në takimin me Ty, që Ti të jesh i kënaqur. Po kështu edhe Pegamberët e tjerë, Kështu edhe i Dërguari i fundit Muhamedi (a.s) ka patur takimet e tij me Zotin. Bëhet fjalë për ti`u përgjigjur thirrjes së Zotit i cili ka thënë: Thirri njerëzit të vijnë në Haxh, ata do të vijnë në këmbë dhe me deve prej të gjitha fiseve të largëta.
Kohë më parë përgatiteshin karvanët, me javë me muaj përpara dhe udhëtimi i Haxhit quhej udhëtimi i jetës. Ishte kusht që ajo pasuri, që do të shpenzohej për këtë udhëtim të ishte e fituar në mënyrë të drejtë (hallall). Por përgatitja kryesore ishte ajo brenda zemrës, ajo të cilën e kërkon Allahu kur thotë: Me sinqeritet dhe besimdrejtë të vini para Allahut, duke mos i shoqëruar Atij asgjë në adhurim.
Ditëve të fundit, Haxhiu tashmë i takon miqtë dhe u kërkon atyre falje për të gjitha pezmatimet që u ka sjellë në jetën e tij. Ai është duke shkuar në rrugën e pastrimit dhe shpreson që kur të kthehet të jetë i pastër ashtu sikur e filloi ditën e parë të jetës së tij.
Rrugëtimi i tij drejt takimit me Zotin tashmë ka filluar. Fillimisht me grupin e tij veshin Ihramin e bardhë, për të barazuar veten me të gjithë të tjerët edhe pse mund të jetë më i fismë se ata, mund të jetë më i pasur apo me më shumë pushtet. Është koha e mposhtjes së egos, zhveshjes nga gradat e dynjasë për të arritur gradat e Ahiretit.
Në udhëtimin e tij, zëri e brendshëm i zemrës fillon të dëgjohet edhe më shumë. Ai kristalizohet me lotët e syve. E gjithë ajo jetë larg Zotit tashmë është futur në atë valixhe dhe së bashku me Haxhiun po niset drejt Takimit me Zotin
(Lebejke Allahume Lebejke..) Zoti im iu përgjigja ftesës Tënde, i Pashoq je o Zot, Falenderimi Ty të takon, mirësitë veç prej teje i kemi, i Gjithpushtetshmi, o Zoti im, i pashoq !
Ajo duhet të pastrohet, faqet e librit të tij kanë nevojë për pastrim, zemra duhet të heqë njollat e zeza të ndryshkut të monotonisë së ditëve të mëparshme. Zemra ka nevojë për servis.
Sapo arrin në vendet e Shenjta, Haxhiu sheh se si ai nuk qenka i vetëm, se si ai qenka thjesht një qelizë në gjithë këtë masë të madhe njerëzish që ndjejnë të njëjta gjëra që edhe ai ndjen. Kupton se sa i barabartë është me të tjerët aty në atë fushë të madhe të mbushur me bardhësi. E megjithatë madhështia qëndron në faktin se secili prej tij ka lidhjen e tij private me Zotin dhe sa public është në ato moment po aq intime e ndjen atë lidhje të tij me Allahun.
Tashmë zëri i zemrës nuk qëndron më i fshehtë, ai tashmë ka dalë dhe i është bashkuar miliona zërave të zemrave të tjera dhe është bërë një lumë zërash zemre që të gjithë duke thërritur: (Lebejk Allahume Lebejk..) Zoti im iu përgjigja ftesës Tënde, I Pashoq je o Zot, Falenderimi ty të takon, mirësitë veç prej teje i kemi, I Gjithpushtetshmi, o Zoti im, i pashoq !
Fytyra të ndryshme, rraca të ndryshme, emra të ndryshëm, gjuhë të ndryshme, pozita dhe prejardhje të ndryshme. Dikush i ardhur nga veriu polar, një tjetër i ardhur nga shkretëtirat e Saharës, të tjerë të ardhur nga Amazona, shumë të ardhur nga metropolet botërore. Të gjithë kanë dicka për të thënë, por aty nuk kanë nevojë, Zoti ua di të gjithëve në privat jetën e tyre, deri në detaje. Të gjithë i kanë lënë pas prejardhjet e tyre, të afërmit e tyre, punën, biznesin, hallet, luftën, paqen, vuajtjet, harenë. Ata janë tashmë të gjithë aty nën një kolorit të vetëm, Bardhësi, paqe, takim me Zotin.
Të Afruar drejt Qabes, menjëherë telat e zemrës fillojnë të dridhen.
Ajo nuk adhurohet, por simbolizon shtëpinë e besimit.
Ajo nuk mbart bestytni, por simbolizon Shtëpinë e Zotit. ATy ku nuk mund të bëhet padrejtësi, aty pastërtia është në natyrën e saj të shenjtë.
Ajo është shtëpia e parë në botë, e ndërtuar prej engjëjsh për devotshmërinë ndaj Zotit, ky ka qenë qëllimi
Aty kur ke arritur miku im Haxhi, tashmë Zotit I ke ardhur në shtëpi. Tregoji veç Zotit gjitha hallet që ke. Foli për vuajtjet që ke kaluar, megjithëse Ai shumë mirë ti di. Kërkoji çdo gjë që do bile edhe ato që nuk i di, Thuaji O Zot, Më jep çka është e mirë për mua, nga ajo që di e nga të tjerat që nuk i di. Mik i Zotit kur të jesh o I dashur njeri, mos ki merak Zoti ta ka dhuruar atë dashuri.
Aty asnjë dorë nuk refuzohet bosh, asnjë pikë loti nuk derdhet kot, asnjë lutje zemre nuk mbet pa u plotësuar. Bile për hatër të atyre zemrave fisnike që Zotin e lusin, Allahu shemb ndryshkun edhe në ato zemra aq fort në ngurtësuara. Në një hadith Kudsij Zoti thotë: [o biri I Ademit ! Për sa kohë që tit ë më lutesh dhe i mban shpresat tek Unë, do të ti fal ato që ke bërë, pa u shqetësuar fare! O Biri I Ademit, Sikur mëkatet e tua të arrijnë edhe kulmin e qiellit, po më kërkove falje, do të ti fal ato. O biri I Ademit ! Nëse vjen te Unë me mëkate sa sipërfaqja e tokës, dhe më drejtohesh pa më bërë shok në adhurim. Faljen prej meje do ta kesh po aq të madhe] Transmetuar nga Tirmidhiu Hasen Sahih
O Mik i Zotit o Haxhi !
Vazhdoje takimin me Krijuesin shko në Mina, Muzdelife, shko dhe në Arafat. Kujtoje Allahun që të ka dhënë kaq shumë mirësi. Ti Vazhdon te jesh në vendin e shenjtë ku dikur Ibrahimi bashkë me birin e tij Ismailin treguan hapur miqësinë e tyre me Zotin. Aty dikur ka ndodhur një ngjarje e madhe. Mbi ato kodra që quhen Safa dhe Merva dikur Haxherja i përshkronte me vrap për të kërkuar ujë, për dalin e saj Ismailin. Nga ai ujë që ti pin o i dashur Haxhi, o Mik i Zotit, ai ujë është Zemzemi, uji që buron prej Xheneti dhe ka dalë enkas për Ismailin e vogël.
Ato metra që ti i përshkron në Tavaf rreth Qabes dikur i kanë bërë njerëz më të mëdhenj se ti. Kur të jesh aty pranë Qabes kujtoje që, dikur aty Ibrahimi bashkë me Ismailin mbanin tullat dhe ndërtonin muret e Qabes. Në fund pasi e mbaroi Ibrahimi qëndronte para saj duke ngritur duart lart e duke thënë :[ O Zoti jonë na e prano këtë punë. Ti je Dëgjues (i lutjeve tona) Ti je i Ditur (për zemrën tonë). O Zoti ynë na bëj të dyve të bindur ndaj Teje, bëji edhe pasardhësit tanë popull të bindur ndaj Teje. Na mëso si të të adhurojmë dhe na fal gjynahet. Ti je Falës i madh, je Mëshirues. Zoti ynë, dërgo tek ata nga gjiri i tyre një Pejgamber, që tu lexojë atyre ajetet e Tua, tu mësojë librin (Kuranin) dhe urtësinë(Sunetin)e ti pastrojë prej (prej idhujtarisë)Nuk ka dyshim se Ti je Ngadhënjyes, i Gjithdijshëm ]. Aty ka qenë edhe Muhamedi, për ta pastruar atë nga Idhujt.
Mik i dashur Haxhi!
Rrugës për në Mina kur të shkosh dhe gurët që do të hedhësh, kujtoje Ibrahimi, Pejgamberin e Zotit, kujtoje se si ai pati lënë gjithçka pas, popullin e tij, karrierën dhe të mirat që i premtoheshin në vendin e tij, Babiloni. Ai nis rrugën e Zotit me zemër të pastër. Kujtoje se si në një moshë të madhe Allahu i dhuroi fëmijën e parë. Pastaj birin e tij të dashur do tia kërkojë për kurban për Zotin. Imagjinoje pak veten në vendin e tij. Në fakt edhe ti o mik i dashur që sot je duke bërë Haxhin edhe ti ke lënë pas gjithë jetën tënde edhe ti ke ardhur me zemër të pastër si Ibrahimi atëherë drejt Zotit. Kujto momentet kur u nis bashkë me birin e tij Ën për të bërë sakrificën më të madhe njerëzore, ku me vetëdije të plotë një baba, flijon birin e tij të vetëm dhe këtë e bën veç për hatrin e Zotit. Por kjo nuk ishte sakrificë vetëm e një babai, por edhe e një biri i cili i ndërgjegjësuar për këtë flijim, pranon të bëhet kurban veç për hatrin e Zotit.
Atë rrugë që do të bësh për të shkuar deri në Mina dhe të hedhësh gurët kundër Shejtanit, në fakt e kanë bërë para teje Ibrahimi me Ismailin, e kanë bërë pastaj miliona e miliona njerëz. Të gjithë e kanë goditur shejtanin në ato vende. Ata fillimisht i kanë goditur shejtanëritë e zemrës së tyre, ashtu syno edhe ti në momentin kur të gurëzosh shejtanin ne tre vendet e caktuara.
Kur të qëndrosh në kodrën e Arafatit, mëshirën e Zotit duke kërkuar. Kujto se një ditë ashtu do të qëndrosh ti dhe i tërë njerëzimi, të gjithë të njëjtë, të gjithë nën diellin sipër kokave të tyre, të gjithë duke pritur mëshirë nga Zoti. Të gjithë në ankth.
Ndryshimi i vetëm i këtyre dy ditëve është se pas Arafatit të jepët shansi të përgatitesh për gjykimin e madh, ndërsa në fushën e Mahsherit, nuk ka më shanse, gjithçka që do të jetë në peshoren tënde do të jetë ajo që ke fituar nga kjo botë. Paraja atje nuk do bëjë dobi, as pendimi dhe as lutja për një shans të dytë. Gjithçka ka marrë fund.
Kështu pra vëlla dhe motër që shkoni në Haxh! Kur të jeni në Arafat duke kërkuar mëshirë dhe falje, kujtojeni fushën e Mahsherit dhe peshojini mirë të dyja skenat.
Aty bashkë me ty janë mbledhur njerëz nga i gjithë globi, të gjithë mëshirë duke kërkuar, të gjithë të barabartë. Aty kërko sa ma shumë, thuaji Zotit se ke ardhur te Ai me zemër të pastër, gjynahet për të ti falur. Thuaji se kurrë nuk do të adhurosh kënd tjetër veç Tij. Thuaji megjithëse Ai po të dëgjon bile edhe fjalët e Zemrës tënde.
Allahu është i Pasuri, ndërsa ti dhe të gjithë janë të varfër për Të. Kërko miku im dhe lutjes tënde jepi një vlerë. Lutu për çdo gjë që ke nevojë, por mos u lut veç për nevojat e tua të kësaj bote, sepse shumë pak ke kërkuar e Zotit nga pasuria e Tij kurrë nuk do ti heqësh asgjë, sa do të kërkosh, ti dhe i gjithë njerëzimi dhe të gjitha krijesat. Lutju Zotit me një lutje të madhe. Kërkoji Xhenetin Firdeus, gradën më të lartë të Xhenetit që është bërë enkas për Pejgamberët, dëshmorët dhe njerëzit e sinqertë.
Kur ti kërkosh mos u bëj egoist veç për veten tënde, lute Zotin edhe për fëmijët e tu që të ti rrisë në mirësi dhe rrugë të mbarë. Lute Zotin për të gjithë ata që i ke njohur, kërko falje për gjynahet e tyre, por edhe vetë fali çfarë të kanë bërë, a nuk do e dëshiroje që Zoti të të falte?! Fal miku im që të jesh i falur.
Por prapë lutja është akoma pak… Lutju Zotit për të gjithë umetin Musliman, lutju për t`i ndihmuar të gjithë hallexhinjtë e botës kudo që janë, lutju për ata të varfër që provojnë uri e nuk kanë me se ta shuajnë. Lutu jo veç për hallexhinjtë muslimane, por edhe për hallexhinjtë jo muslimane. Të gjithë nevojat i kanë njësoj. Lutju Zotit, për padrejtësitë që bëhen në botë, lutju për viktimat e pafajshme në Palestinë, në Irak, në Pakistan, Afganistan, në Afrikë, e kudo ku vriten njerëz të pafajshëm, Lutju Zotit që ta rregullojë gjendjen e tyre dhe ti japë fund padrejtësive.
Sigurisht që duhet të kujtosh edhe vendin tënd, lutju Zotit që tranzicioni këtu të marrë fund, lutju Zotit që të rregullojë gjendjen e popullit tonë dhe ti japë prosperitet. Lutju Zotit që ta bëjë popullin tonë më të përgjegjshëm më qytetar dhe më të vetëdijshëm.
Pastaj miku im gjithçka kur të mbarosh do të kthehesh për të bërë Tavafin e Lamtumirës në Qabe. Quhet kështu sepse ndoshta kjo do të jetë hera e fundit për ty që po e sheh këtë vend me sy, ndoshta nuk do mundesh më kurrë ta shohësh, ndoshta.. Prandaj përshëndetu me vendin e shenjtë të globit. Tashmë vizitës tënde si mik në Shtëpinë e Zotit po i vjen fundi dhe ti duhesh ta dish se këto do të mbeten tek ti përherë. Ai që e ka provuar njëherë ëmbëlsinë e besimit, do të kthehet sa herë tek ajo shije. Do të vijë koha që do të ndjesh mall për Qaben, do të ndjesh mall.. Bile mallin do ta ndjesh që në momentin kur do të dalësh nga Meka. Që aty do të fillojë shpirti të mallëngjehet e sytë të të lotojnë.
Kur kjo të ndodhi, dije se ke plotësisht të drejtë që ato lotë ti krahësosh me lotët e një bebeje të sapo lindur. Sepse ti je i sapo lindur, i pagjynah, i pastër siç të ka lindur nëna jote. Atëherë dije miku im, se Haxhi yt është pranuar.
Por tashmë do të nisesh drejt një vendi tjetër, tashmë je nisur, Medinës për ti bërë vizitë dhe xhamisë së Shenjtë të Pejgamberit (a.s) do të shkosh të shohësh nga afër, djepin e shtetit të parë Islam, do të shohësh nga afër vendin e lulishtes së Xhenetit dhe falu aty sepse je në një lulishte prej lulishtave të Xhenetit.
Shko i dashur Haxhi dhe jepi Selam të Dërguarit të Mëshirës, Muhamedit (a.s) atij që erdhi mëshirë për gjithë njerëzimin. Jepi selam dhe jepi besën se do të qëndrosh gjithmonë në rrugën e tij derisa të japësh frymën e fundit në këtë jetë.
Pastaj shko dhe shikoji me sytë e tu vendin ku luftuan muslimanët e parë në luftën e Uhudit, aty janë edhe varret e Dëshmorëve të Islamit. Aty është varri i Hamzës, dhe gjithë atyre që ranë si burra duke luftuar kundër të keqes, kundër injorancës. Ata janë aty si dëshmues të asaj përpjekjeje të madhe që ndodhi ndërmjet të mirës dhe së keqes, ndërmjet rrugës së drejtë dhe asaj të shtrembër. Ata janë aty, që ti të njihje Islamin, që ti të njihje Zotin, që ti të dish përse jeton.
Pastaj kur të kthehesh në shtëpi, me miqtë dhe të afërmit kur të takohesh, do të shohësh se sa shumë u ke munguar. Do të shohësh se dashuria për ata sa shumë rëndësi ka për ty. Do tu hapësh dhuratat e do ti gëzosh pa masë. Atëherë do të ketë shumë njerëz që do të të thërrasin Haxhi, por ti duhet ta meritosh këtë emër, prandaj ditët që vijnë, deri në fund të jetës tënde sillu si Haxhi, si mik i Zotit sepse ke qenë dikur vizitor në shtëpinë e Tij.
Eduart Thartori
Kavajë
Saturday, March 5, 2011
Te jetosh ne Ishull, si te jetosh ne Kube !
http://publicistika.com/index.php?option=com_content&task=view&id=172&Itemid=1
Në fakt nuk dua këtu ta krahasoj Shqipërinë time me Kubën megjithëse këtë mundohen të na thonë të gjithë ata që shkruajnë dhe flasin për "krimin" që kanë bërë shqiptarët duke u kthyer në muslimanë. Megjithatë ashtu si kubanezët edhe shqiptarët kanë vuajtur prej kryeneçësisë së sundimtarëve të tyre. Këtu doja të bëja disa paralelizma rreth figurës së heroit të krishterimit, Skënderbeut me heroin e Komunizmit Fidelin. Princi i shqiptarëve siç e vetëquante veten Skënderbeu.
Komandanti shqiptar në fakt nuk kishte ndonjë ofertë më të mirë për popullin e tij, kur e detyroi të përballej me turqit në beteja të padobishme, duke sakrifikuar dhjetëra mijëra të rinj të aftë për luftë. Disa mund të thonë se ishte liria, oferta më e mirë që Skënderbeu mundi tu ofronte shqiptarëve. Por në fakt në atë kohë, trojet arbërore i ndanin sipas interesave të tyre serbët, venedikasit dhe bizantinët. Dhunën fetare, shqiptarët e kishin provuar para ardhjes së turqve. Dhuna atyre u vinte herë se ishin shqiptarë dhe jo serbë e as grekë dhe herë se nuk i përkisnin kishës serbe apo se nuk i përkisnin asaj romane apo nuk i përkisnin asaj bizantine. Skënderbeu duke e vendosur popullin e tij para ushtrisë turke, në të vërtetë jo se nuk pranonte që Arbëria të ishte e pushtuar, sepse tashmë venedikasit ishin në Krujë, në Shkodër e në vende të tjera. Ashtu sikurse serbët kishin pushtuar Vlorën e grekët disa zona në verilindje të vendit.
Bile Skënderbeu mendonte se kushdo mund ta merrte Krujën veç turqit jo. Meqë Skënderbeu nuk la një pasardhës të aftë për të trashëguar rezistencën e tij, ai e la atë nën kujdesin e venedikasve, bile edhe vetë Krujën e la nën kujdesin e tyre. Siç ishte në atë kohë edhe Shkodra, Lezha, bile edhe Durrësi.
Nuk ka qenë aspak e vërtetë se Skënderbeu ishte një kristian e devotshëm, sepse në momentet e fundit të jetës së tij, ai vdiq i tradhtuar nga papa dhe i penduar se e kishte thyer paktin e armëpushimit me Sulltan Fatihun. Ai u quajt Heroi i Krishterimit vetëm për të ngritur moralin e botës kristiane e cila kishte filluar ta humbte besimin se do ti bënin ballë superfuqisë së kohës. Atë e quajtën hero të krishterimit vetëm sepse bota kristiane kishte mbetur pa hero dhe u duhej një i tillë për të ngritur moralin tyre lart. Ata që e quajtën hero të krishterimit në fakt nuk e pretendonin veten shqiptarë dhe në shumicën e rasteve kanë qenë pushtues të këtyre trojeve.
Në fakt Skënderbeu ka qenë një prijës ambicioz i etur për pushtet. Ashtu sikurse kanë bërë shumë diktatorë në kohë të ndryshme dhe në vende të ndryshme.
Kur u dukën turqit në trojet e Arbërisë, atëherë shqiptarët u ndjenë të çliruar nga asimilimi i dhunshëm që përballeshin përditë nga fqinjët e tyre agresorë. Liria ka qenë më e prekshme në kohën e osmanëve se në kohërat para tyre, bile edhe pas tyre.
Nuk dua të flas shumë për romane e as për artikuj gazetash, bile as për ata që qëndrojnë pas tyre, sepse thjesht nuk e meritojnë interesimin e një njeriu normal. Në fakt kundër besimit të shqiptarëve vazhdimisht kanë shkruar shumë kalemxhinj analfabetë dhe inatçinj bile kështu ka ndodhur edhe në kohët e para të formimit të shtetit shqiptar, nga ata që nuk e donin këtë pavarësi. Doktor Adhamudhi njihet si një i tillë. Mirëpo ata vetëm se kanë hedhur ujin në hava dhe nuk kanë arritur në asnjë qëllim të tyre. Për ta, populli thotë një shprehje të zgjuar: Qentë le të lehin, karvani le të ecë përpara.
Ajo ku dua vërtetë të ndaloj është pikërisht tek kalorësit e botës, që me mënyrat e tyre asnjëherë normale janë bërë objekt diskutimi dhe janë përdorur politikisht për interesa të caktuara.
Jam munduar të bëj një paralelizëm të heroit të krishterimit, me heroin e komunizmit.
Që të dy këta njerëz, kanë rënë në sy të botës për rezistencën donkishotiane që i kanë bërë qytetërimeve të kohës së tyre. Në fakt në histori ka shumë donkishotër të tillë, edhe Sadami ishte një i tillë, po ashtu edhe Enveri e Chavezi që para se të mprehin shpatën kundër armiqve të tyre e kanë bërë këtë shumë më fort me popujt e vet.
Në fakt me Skënderbeun nuk kam asgjë sepse problemi i tij ka kohë që është neutralizuar dhe ajo që i ka mbetur është vetëm emri i tij, i cili përdoret shpesh sa herë që flitet për luftëra kryqëzatash bile edhe në kohët moderne. Nuk e kam me Gjergjin të birin e Gjonit sepse ai tashmë ka kaq shekuj që ka rënë në qetësi të përjetshme. Por unë e kam me këta Gjergjër bij donkishotësh dhe Janullatosish e Adhamudhësh që akoma u gënjen mendja se mund të ndryshojnë shqiptarin. E kam me ata që hedhin lart e poshtë slloganë të skaduar se gjoja feja e shqiptarit është shqiptaria. E kam edhe me ata që thonë të kthehemi në fenë e të parëve tanë.
Ata janë duke u bërë gazi botës. Janë ata që i këndojnë Europës dhe nuk e kanë kuptuar se janë ata njerëzit më të paintegruar në të. Le të mundohen të jenë më të freskët në gjykim.
Fideli i shkretë po vuan ditët e fundit me sëmundje ashtu si Gjergji lëngonte në shtrat. Në agoninë e tij Fideli sheh kalorësit e tij, sesi mbrojnë revolucionin dhe dalin kundër gjithë botës me shpatë të mprehur. Po ashtu bënte edhe Skënderbeu kur shihte kalorësit e tij tek luftonin me superfuqinë osmane. Por të dy ata të shkretë nuk e shihnin sesi refugjatë të shumtë kalonin telat me gjemba të kufirit për të kërkuar strehim politik tek armiku i tyre. E kam fjalën për të gjithë ata "tradhtarë", që e shikonin parajsën të cilën ua premtonte lideri i tyre, si ferrin prej të cilit vetëm iknin. Bizantinët ortodoksë e kanë deklaruar se është më e mirë çallma e turkut se kapela e Papës.
Të ishe shtetas osman, në atë kohë, për njerëzit e thjeshtë ka qenë sikur të ishe sot shtetas amerikan. Askush të mos e mohojë faktin se tek shumica e njerëzve ekziston ideja se të të bjerë lotaria amerikane, është sikur të ka rënë Bingo.
Atëherë perandoria e madhe osmane përfaqësonte zhvillimin më të madh të kohës, civilizimi dhe vlerat më të larta njerëzore. Ofertat që osmanët suportonin ishin oferta më e mirë që i paraqitej shqiptarit dhe jo vetëm. Ka qenë kryeneçësia e udhëheqësve të këtyre popujve, ajo që i ka privuar përherë ata nga ofertat që i ofroheshin nga qytetërimet e mëdha. Shqiptarët këtë e provuan për gati 50 vjet.
Këta që flasin se gjoja Skënderbeu pengoi vërshimin e Islamit drejt Europës. Në fakt nuk ka ndodhur ndonjëherë që ai të ishte pengesë serioze për përparimet e ushtrisë turke në Europë. Ajo ka qenë një perandori shumëkombëshe dhe nuk e kishte aspak problem rezistencën që e bënte Skënderbeu.
Ndërkohë që Skënderbeu luftonte për të mbrojtur malet e Shqipërisë ushtritë turke kishin arritur të futeshin në jugun e Italisë, në Bosnje, në Beograd dhe Huniadin e kishin nënshtruar. Për të mos folur për gjunjëzimin ekonomik që u kishte bërë Fatihu shteteve më të forta europiane duke marrë kolonitë e tyre në Azi dhe në ishujt grekë.
Të gjithë këta që pretendojnë sot se Islami ka hyrë me dhunë këtu në Shqipëri dhe se ne shqiptarët jemi konvertuar në muslimanë nën tehun e shpatës, janë po ata që për disa dollarë më shumë bëhen gramafonë të skaduar të propagandave dhe lobingjeve antishqiptare sot. Të gjithë këto pretendime nuk kanë asnjë argument edhe pse na sjellin aty këtu ndonjë rast sporadik të një dhune të përdorur në raste të veçanta nga ushtria turke me rezistencat që përballeshin në vende të ndryshme. Por asnjëherë nuk ka qenë çështja për konvertim fetar.
Le të diskutojmë diçka për fenomenin e konvertimit masivisht të shqiptarëve në Islam. Ai në fakt ka qenë oferta osmane që vinte përballë dhunës dhe presionit të serbëve dhe grekëve. Të ishe shqiptar në ato ditë, përbënte krim ndaj shtetit dhe damkoseshe në ballë në mënyrë që të të njihnin. Atëherë trojet shqiptare ishin nën sundimin barbar të mbretërisë serbe. Kështu të gjendur përballë dhunës dhe represionit serb, shqiptarët u bënë muslimanë dhe ruajtën emrin dhe identitetin e vet.
Oferta islame kishte përballë saj dy sfidueset e saj të vetme. Kishën bizantine dhe atë romane që në fakt me njëra tjetrën silleshin sikur të ishin dy shemra. Asnjë nga përfaqësuesit e këtyre dy kishave nuk punonte në të vërtetë për interesat e shqiptarëve. Në rastin më të keq ata ishin shtetas serbë, grekë apo venedikas që predikonin interesat e këtyre fuqive kundrejt interesave të këtij kombi të vuajtur. Ndërsa në rastin më të mirë ishin disa trushpëlarë me origjinë arbërore që predikonin më fort se kolegët e tyre të huaj. Prandaj përballë këtyre klerikëve, shqiptari nuk donte të ndërronte besën e tij, tashmë të njohur nga pjesa tjetër e botës. Në fakt shqiptari me tipin e tij nuk e ka honepsur dot servilizmin dhe hipokrizinë, kur përdorej fjala e Zotit për interesa sidomos të armiqve të tij. Megjithatë nuk dua ti përgjithësoj dhe do të isha i padrejtë me një pjesë jo të vogël klerikësh kristianë shqiptarë që kanë qenë objektivë në komentimin e fjalës së Zotit. Fjala e Zotit është drejtësi dhe sa herë që këta kanë predikuar me ndershmëri këtë fjalë kanë gëzuar respektin e besimtarëve të thjeshtë dhe mallkimin e eprorëve të tyre. Kjo ka bërë që në shumë raste të ndodhte që fshatra të tëra kristiane, qofshin ortodoksë apo katolikë të konvertoheshin në Islam masivisht me në krye priftin e kishës së tyre. Fakti që ata pranonin Islamin kishte të bënte edhe me autenticitetin e fjalës së Zotit që përfaqësohej me Islamin dhe që siç e cituam më sipër do të thoshte drejtësi.
Në Europën e atyre viteve nuk mund të konceptohej dot se një i bardhë dhe një i zi mund të ishin të barabartë, nuk kuptohej sesi një i varfër dhe një i pasur mund të qëndronin në të njëjtin rresht dhe të luteshin së bashku, tek një Zot i vetëm. Nuk kuptohej dot se në pasurinë e të pasurit kishte një pjesë të saj që duhej të shkonte në dobi të të varfrit. Nuk kuptohej dot sesi femra kishte të njëjtat të drejta si burri dhe se ajo ishte njeri ashtu sikurse burri dhe ishte po aq e pafajshme ashtu sikurse burri dhe jo një djall apo një levë e djallit siç predikonte kisha.
Në ato vite e vetmja perandori që përfaqësonte dhe mbronte me ligj të drejtat e njeriut, ishte perandoria osmane që kishte kushtetutë Kur'anin.
Nëse osmanët e sollën me dhunë Islamin në trojet shqiptare, atëherë pse nuk e bënë të njëjtën gjë me kristianët që i kishin në zemër të kryeqytetit të tyre. Përkundrazi ata jo vetëm që këtë nuk e kanë bërë, por u kujdesën që patriarkana të konsolidohej dhe të arrinte të tilla pozita që kurrë nuk i kishte gëzuar më parë nën sundimin bizantin. Megjithëse ngjan paksa në kontrast, por Sulltani e përkrahu më shumë patriarkanën sesa Perandori bizantin. Sulltan Fatihu do ti drejtohej patriarkut ortodoks në momentin e shugurimit të këtij të fundit në Stamboll, me këto fjalë: " Genadius ti që sot je Patriarku i kishës bizantine. Zoti të ruajtë. Kij besim në miqësinë dhe mbështetjen time. Ti do t`i kesh të gjitha të drejtat dhe privilegjet që kanë patur paraardhësit e tu ".
Nga ana tjetër kisha romane përjetonte ditët e saj të lavdishme, kur premtonte dhe ndante kupona me të cilat mund të blihej një vend në parajsë nëse pasanikët europianë do të kontribuonin me ushtarë nga skllevërit e tyre bujq, nëpër fushatat e kryqëzatave të njohura tashmë për masakrat e tyre ndaj njerëzimit (muslimanëve) në vendet e Lindjes së Mesme. Papati ishte i mbuluar me korrupsion dhe materializëm aq sa papët kishin dalë nga spiritualiteti i tyre dhe ishin bërë më materialistë sesa matrapazët hebrenj.
Në këtë realitet jetonte dhe vepronte edhe heroi i krishterimit Gjergj Kastrioti.
Po çfarë në të vërtetë mbronte Skënderbeu?
Çfarë në të vërtetë mbron sot Fidel Kastro?
Çfarë në të vërtetë mbrojti me aq zell edhe xhaxhi Enver Hoxha?
Çfarë në të vërtetë mbrojti Sadam Husejni?
Çfarë në të vërtetë mbron Janullatosi?
Çfarë në të vërtetë mbron Kadareja?
Çfarë në të vërtetë mbrojnë këta Blushër?
Ata të gjithë kanë patur vetëm një qëllim të cilin e kanë mbrojtur me çdo kusht bile edhe duke vrarë e prerë njerëzit e tyre më të afërt. Kanë me kulmin e fanatizmit që të errëson sytë, kanë mbrojtur babëzinë e tyre për pushtet dhe para. Kështu ka qenë dhe do të jetë në intervalin e historisë dhe ajo vazhdimisht na jep leksione të cilat shpeshherë janë të dhimbshme sa herë ne na shpëlajnë trutë me slloganë snobë se gjoja:
Në emër të popullit!
Se feja e shqiptarit është shqiptaria!
Se feja është opium!
Se Partia është mbi të gjitha!
Se shqiptari duhet të kthehet në fenë e të parëve të tyre!
Se shqiptarët u bënë muslimanë me dhunë!
Se të jesh musliman do të thotë të jesh i vjetëruar!
Se Europa na do të krishterë! Etj.
Këto janë të gjitha propagandë e bërë nga njerëz të paguar, të cilët nuk njohin Zot dhe as interesa kombëtare. Të tillë njerëz janë diktatorë dhe pjella diktaturash të mbajtura në këmbë me kufoma njerëzish të pafajshëm. Të tillë njerëz janë shërbëtorë, të cilët për disa dollarë më shumë janë gati që masa të tëra njerëzish ti çojnë drejt asimilimit nën tehun e shpatës.
Pak rëndësi kanë që ata janë njerëz me të drejtë për të jetuar.
Pak rëndësi kanë nëse ata që shiten janë të një gjaku me këta matrapazë.
Pak rëndësi ka nëse ato që shiten janë trojet e hershme të stërgjyshërve të tyre.
Mesazhi im për këta donkishotër, Gjergjër, fidelër, sadamër, enverër, janulla-tosër dhe adhamudhër e blushër është: Boll e shitët veten dhe vendin tuaj, kujtoni turpin që një ditë do të lini më pas tek të gjithë ata që do t'u kujtojnë, nëse një ditë do t'u kujtojë kush. Mos luani me shqiptarin se nuk jua ka ngenë kush.
Të ishte për këta nuk do të kishim rilindje dhe as ditë flamuri, nuk do të kishim emër shqiptari nuk do të quheshim Ilir dhe as Besnik por do të quheshim Sllobodan dhe Janullatos. Ilir dhe Besnik u quajtën të gjithë ata bij të Hasanit, Osmanit dhe Muhamedit. Sikur të quheshin baballarët tanë Gjergj kastriotër, Sllobodan apo Janullatos, nuk kishin për të na vendosur ne emrat Ilir, Genti, Gëzim dhe Besmir. Por Zoti nuk e ka thënë dhe kurrë mos e thëntë këtë gjë për shqiptarët.
Shumica e atyre që themeluan rilindjen kombëtare dhe dhanë jetën për të, ishin me çallma në kokë. Lidhja e parë kombëtare shqiptare ishte lidhja e Prizrenit dhe u mbajt në një xhami të qytetit të Prizrenit.
Nëse ju mendoni se duke iu shitur grekëve apo serbëve dhe duke mos qenë muslimanë, populli shqiptar do të shkojë drejt Europës. Atëherë po ju tregoj një fakt të cilin ju duhet me dhimbje ta pranoni. Europa po bëhet muslimane shumë më shpejt se u bënë shqiptarët para pesë shekujsh. Megjithëse ju nuk e pëlqeni këtë gjë. Atje po shiten kishat sepse nuk kanë më besimtarë që ti frekuentojnë dhe po kthehen në Xhamia. Europianët e lirë sidomos ata të shkolluarit vazhdimisht po e pranojnë Islamin për shkak të ofertës që ekziston tek ky besim ndryshe nga besimet e tjera. Ndërsa kisha vazhdon të jetë e zhytur në një krizë të thellë identiteti me skandalet e saj të imoralitetit kudo në perëndim. Kështu ka qenë edhe atëherë kur shqiptarët janë konvertuar në Islam. Edhe në Greqi, shteti më i paintegruar me kulturë europiane e cila ka hyrë në këtë union vetëm prej disa interesave strategjike të superfuqive dhe aspak se ka integritetin e një kombi të civilizuar. Është ky shtet ku liritë e besimit nuk njihen dhe konsiderohet se është shteti më fanatik në botë për liritë fetare, shumë shpejt do të bëhet me një xhami madhështore në zemër të Athinës.
Është e kotë të mbulosh diellin me pluhur, sepse në fund ai të bie mbi kokë.
Së fundi mesazhi im për shqiptarët e mi është që ata të rikthehen në besën e tyre sepse duke patur besë, kanë besim, dhe duke patur besim janë të lirë dhe nuk i nënshtrohen askujt veç Zotit. Sigurisht që ata nuk duan dhe nuk ia kanë ngenë të merren me këta papagallë që përsërisin atë çka armiqtë e shqiptarëve e kanë lakmuar vazhdimisht, trojet tona. Shqiptarët janë të zënë duke plotësuar standartet e kërkuara nga unioni europian. Megjithëse shumë prej tyre i kanë plotësuar shumë më përpara bile edhe para shumë popujve që aderojnë në Union. Nuk duhet të harrojnë se janë dy nga standartet më të rëndësishme që shqiptari i ka, bile edhe për ti eksportuar. I pari është institucioni i besës së shqiptarit me të cilën janë lavdëruar nga Bajroni dhe shumë albanologë të tjerë ndër shekuj. Bile me besë janë të lavdëruar dhe të dashur edhe nga Zoti. Gjithashtu edhe toleranca fetare është njëri nga standartet më të rëndësishme të kërkuara dhe që shqiptarët i kanë plotësuar shumë më përpara se kombet e tjera europiane. Sigurisht rolin më të rëndësishëm në mbarëvajtjen dhe vazhdueshmërinë e tolerancës fetare e ka luajtur shumica muslimane, ajo shumicë që orvaten të na e cilësojnë si të keqen e madhe. Shqiptarët do të plotësonin edhe shumë standarte të tjera shumë më përpara, sikur të mos kishin mbi shpinën e tyre të instaluar shushunja dhe parazitë grekë të cilët vijnë gjoja në emër të Zotit, por vetëm Zotin nuk e predikojnë. Ata gjithmonë përpiqen ta destabilizojnë këtë vend në interes të helenizimit. Ky shtet na ka rënë për pjesë ta kemi fqinj, por që asnjëherë nuk ka dashur fqinjësi të mirë me tokën arbërore. Nëse shikohet kërcënimi, gjeografikisht dhe politikisht ai nuk na vjen as nga turqit e as nga arabët, bile as edhe nga perëndimorët. I vetmi kërcënim i trojeve arbërore është nga fqinjët e tij dhe ky kërcënim ka qenë i vazhdueshëm në shekuj.
Në fund po e mbyllim me citimin e Isac Taylor, një ish kryetar i kishës anglikane.
[Feja islame është përhapur nga Marakeshi në Xhava, nga Zanzibari në Kinë. Feja Islame paraqitet si feja më e mirë për pastrimin moral të popujve në përparimin e tyre. Feja kristiane nuk e ka atë forcë. Islami i ka kontribuar qytetërimi njerëzor më shumë se krishterimi. Në popujt ku ka depërtuar Islami, janë zhdukur shumë vese barbare si: Adhurimi i idhujve, ngrënia e mishit të njeriut, vrasja e foshnjave të gjalla; dhe në vend të tyre janë sjellë virtyte të larta si: Pastërtia, dinjiteti, bujaria. Mikpritja tek muslimanët konsiderohet si Obligim fetar. Me shfaqen e Islamit filluan të zhduken veset e shoqërisë njerëzore si: Alkooli, kumari etj. Islami e ngriti dhe lartësoi nderin e gruas dhe e bëri atë ndër obligimet më të shkëlqyera. Kurse sadakanë dhe këshillën ndaj njëri –tjetrit dhe dashurinë vëllazërore i bëri gjithashtu obligime të rëndësishme.]
Sunday, January 24, 2010
Janë tre llojesh:
1. Njerëz të Sinqertë.
2. Njerez te Kompromisit
3. Njerez të rëndomtë.
Të sinqertët
• Të sinqertët vuajnë shumë, për në fund fitojnë
• Jetojnë qetë edhe pse me halle shumë.
• Fitojnë pak, por shijojnë shumë.
• Kur gabojnë shpejt pendohen, dhe falin shumë.
• Kur dashurojnë e bëjnë me gjithë forcën e zemrës.
• Kur urrejnë, e bëjnë po aq fort.
• Sakrifikon gjithçka për të vërtetën, qoftë edhe jetën. Për këtë arsye shumica e tyre janë dëshmorë.
• Me ta nderi, nderohet.
• Vlerat, kanë vlerë.
• Ata jetojnë edhe pse kanë vdekur.
• Sikur kjo botë të kishte kaq rëndësi, atëherë kjo do ishte e tyrja.
• Ata janë pak. Por botën motivojnë
Njerëzit e Kompromisit
• Jeta u vjen e lehtë por halle kanë shumë.
• Luftojnë gjithë jetën porn ë fund nuk fitojnë.
• Fitojnë shumë por pak shijojnë
• Dashuria për ta është kompromis, ndonjëherë vendosin në tavolinë edhe veten e tyre në emër të kompromisit.
• Gabojnë me kompromis dhe falje kërkojnë me kompromis. Ama edhe falin me kompromis.
• Nuk urren askënd gjithçka është kompromis. Armiku është ai që nuk bën kompromis.
• Ata jetojnë më gjatë.
• Me ta nderi është kompromis. Vlerat janë të konvertueshme.
• Sikur kjo botë të kishte rëndësi, atëherë këta do ishin njerëzit më të varfër.
• Edhe këta janë pak, por botën rrotullojnë.
Njerëzit e rëndomtë
• Ata vuajnë kur duhet me qenë të lumtur.
• Lumturohen pa e ditur se janë në vuajtje.
• Dashurojnë ata që i shesin.
• Urrejnë ata që i duan.
• I kërkojnë falje nga frika.
• Kënd e vejnë poshtë nuk e mëshirojnë
• Ata fitojnë sa për tu ushqyer.
• Ushqehen me çdo lloj fitimi.
• Nderi për ta është ajo që thonë të tjerët.
• Vlerat janë “si gjithë të tjerët”
• Ata jetojnë rëndom si të tjerët dhe vdesin po aq rëndom.
• Ata janë konsumatorë të fuqishëm.
• Ata janë shumë.
Wednesday, January 20, 2010
AVIONI 253 Bllof i madh..
Në mediat vizive dhe të shkruara bëri shumë bujë lajmi i kapjes së terroristit nigerian me përkatësi muslimane, i cili donte të kryente një masakër të madhe ndaj civilëve të pafajshëm.
Por, seç më bën të ngurroj në përtypjen e këtij lajmi dhe besoj se nuk jam i vetëm.
Besoj se ashtu si unë mendon edhe çdo njeri që vërtetë e ka një logjikë të shëndoshë.
Atëherë po ju them se unë dyshoj që kjo ngjarje të jetë plotësisht e vërtetë.
Jam shumë skeptik për tezën se djaloshi Nigerian, student i inxhinjerisë Umar Abdul Faruk Mutalib, ka patur si qëllim të hidhte në erë Avionin me nr 253 të agjensisë “Northwest”
Nga ngjarjet e 11 shtatorit kemi mësuar se jo çdo gjë që vjen nga Washingtoni mund të jetë e besueshme kur bëhet fjalë për muslimanët.
Gjithashtu edhe detajet që na u përcollën nga shumë media botërore lejnë shumë pikëpyetje si për shembull
Nuk ka si shpjegohet që mund të ishte thjesht një gabim teknik i paisjeve super të sofistikuara në gjetjen e bombave që një sasi e tillë të kalonte pa u vënë re nga ato që në aeroportin e Amsterdamit.
Në fakt kjo sasi jo vetëm që kaloi por iu dha mundësia që ajo të kapërcente edhe oqeanin Atlantik e të shkonte deri në Washington duke ditur që pas ngjarjeve të 11 Shtatorit siguria e avionëve me destinacion Amerikën është ngritur në maksimum ku çdo linjë ka agjentët e saj të cilët paguhen të zbulojnë gjithçka që ka të bëjë me sigurinë e avionit. Mirpo këtu Shërbimi sekret “dështoi”
Tani dy janë mundësitë që në fakt të çojnë në të njëjtin përfundim:
E para: Ose Al-Kaida ka patur dhe ka akses në organet e sigurisë madje edhe në shërbimet më të forta informative siç është CIA. Dhe po të jetë kështu Al-Kaida është në CIA dhe ky shërbim sekret është i manipuluar.
E Dyta: Al-Kaida mund të jetë vetë produkt i CIA-s kur dihet botërisht se Kryetari i Al-Kaida-s i famshmi Bin Laden ka qenë një bashkëpuntor i ngushtë i këtyre shërbimeve sekrete gjatë viteve 80 të shekullit të kaluar në luftën e Afganistanit kundër Bashkimit Sovjetik.
Atëherë edhe alibija vjen më logjikshëm:
Tashmë nuk është më për tu çuditur që ky djalosh mund të ketë qenë i udhëzuar nga shërbimet sekrete amerikane për të bërë atë që deshi të bënte (ose iu tha të bënte),
Nga ana tjetër nuk është e pranueshme logjikisht, që një djalosh, student të inxhinjerisë, në fillimet e jetës së tij, biri e një bankieri shumë të njohur dhe të suksesshëm, të marrë përsipër të vetëvritet me vetëdije të plotë, në këtë mënyrë nihiliste, duke bërë një akt kriminal kaq të rëndë dhe kjo sepse ndoshta ai “urren Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe politikat e saj”.
Në pak fjalë historia që na u dha për të konsumuar nuk mund të përtypet kaq lehtë nga një publik i mençur, sepse shumë elementë të besueshmërisë të kësaj historie, mungojnë.
Mendoj se ky është një bllof i madh..
Pa marrë parasysh çfarë barbarët (terroristët) përpiqen të bëjnë, ne muslimanët nuk mund të tradhëtojmë principet tona Islame
Rrethi vicioz
Pas gjithë këtyre, kush do të ishte viktimë e këtij akti? Pasagjerët e pafajshëm të avionit me nr 253 të agjensisë“Northwest” të cilët nuk kanë asnjë lloj lidhjeje me politikat amerikane që zbatohen në Palestinë, Irak, Pakistan dhe Afganistan.
Po, është e vërtetë se qeveria amerikane po vret në masë muslimanë, shkakton vdekjen e pjustifikueshme të qindra mijëra jetëve të pafajshme. E vërtetë është edhe se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë shktërruar deri tani dy shtete muslimane dhe po përpiqen të shktërrojnë një të tretë, ndoshta një të katërt më vonë dhe kjo nën petkun e “Luftës kundër terrorizmit”
Kjo është e njëjta Amerikë, e cila në mënyrë shumë hipokrite deklaron se nuk mund të ketë ankesa, edhe pse justifikojnë në mënyrë të çuditëshme vrasjen e mijëra civilëve të pafajshëm.
Por kjo nuk duhet të shtyjë asnjë musliman që të reagojë kundrejt çdo jo muslimani, me të njëjtin barbarizëm të cilin e përdorin amerikanët.
Nëse kjo do të ndodhte atëherë ku do të ishte ndryshimi ndërmjet nesh si muslimanë dhe principeve që ne zbatojmë, dhe atyre bishave që barbarisht na vrasin në shumë shtete muslimane? Në këtë mënyrë kauza jonë e shenjtë e Islamit do të përlyhej me gjak të pafajshëm, njësoj si kauza e tyre djallëzore. Atëherë ku do të ishte ndryshimi?
Nuk dua që fjalët e mia të konsiderohen si donkishoteske dhe jashtë realitetit në fakt ky është realiteti që ne akoma nuk po ndërgjegjësohemi. Realiteti është se politikat amerikane dhe aleatëve të tyre djallëzorë duan prej nesh pikërisht këtë. Për tu thënë botës se ne vërtetë jemi ata që këta djaj duan të na bëjnë.
Këtyre unë u them se Islami vazhdimisht do ta kalojë testin e besueshmërisë edhe pse herë pas here mundohen ta nxijnë figurën e tij. Sigurisht që kohët e fundit realiteti është shumë i zymtë madje më i zymtë se sa shumë kohë të tjera më parë. Por gjithsesi edhe këtë test Islami ka për ta kapërcyer si përherë.
Kështu mund të themi se, ne nuk mund të dorëzohemi nga principet tona Islame, as sot as kurrë edhe pse barbarizmi i terrorit, i çfarëdo lloj ngjyre qoftë ai, mundohet ta zbehë figurën dhe principet e kësaj feje hyjnore. Sepse nëse ne e bëjmë këtë, në fakt do të shkatërrojmë vetveten dhe jo Islamin, atëherë armiqtë tanë kanë fituar kundër nesh, por sigurisht asnjëherë ndaj Islamit.
Për ta mbyllur mund të themi shumë bindshëm se janë gjeopolitikat amerikane ato që i shtyjnë shumë të rinj muslimanë të bijnë në kthetrat e radikalizmit të dhunshëm dhe rezultati është i pritshëm “Lufta kundër Terrorizmit Islamik”.
By Khalid Amayreh
Journalist — Occupied Palestine
http://www.islamonline.net/servlet/Satellite?c=Article_C&cid=1262372300853&pagename=Zone-English-Muslim_Affairs%2FMAELayout
Perktheu me përshtatje: Eduart Thartori
Tuesday, January 19, 2010
Shumë të vështirë e kam ta imagjinoj, se si mundet që të arrihet një qëllimi mirë duke përdorur metoda të ulëta. Ideali i lartë nuk mund të gjejë jetë, veçse në zemrat e mëdhaja. E pra, si ka mundësi që një zemër e tillë të ngushtohet, duke pranuar metoda të ulta dhe të pisa ? Nuk funksionon dot. Barazimi nuk më del në rregull. Nuk e kuptoj dot sesi dikujt i shkon në mendje të përdori këto metoda të pista për ta arritu qëllimin e lartë dhe fisnik..
Kush futet ne ujëra të pista nuk mund të dalë prej tyre i pastër..Balta e një rruge të keqe do të mbesë patjetër në këpucët e tij. Por edhe ato këpucë do të lejnë njollën e vet aty dhe do merret vesh se këtu ka kaluar edhe filani.. Por, kam frikë se papastërtia e një pellgu të tillë do të futet edhe në shpirtin më të pastër, që dëshiron të notojë aty për të arritur më shpejt në bregun tjetër. Kështu do të ndyjë edhe qëllimin fisnik që mbart brenda, ky notar pellgjesh.
Mjeti nuk mund të jetë më i ulët se qëllimi, ndryshe nuk bën. Më i ulti e prish më të lartin. Në fakt në botën e idealeve të mëdha nuk ka vend për metoda të ulta dhe të pista.
Qëllimi justifikon mjetin; Ky është sllogani i famshëm i diktatorëve të mëdhenj. Sepse ata jetojnë me llogaritje që s`kanë të bëjnë me zemrën dhe logjikën e pastër. Llogaritjet edhe mund të gabojnë, por gabimi i tyre në shoqëritë njerëzore na ka kushtuar miliona viktima të pafajshme përgjatë historisë të hershme dhe asaj moderne.
Sejid Kutub