بسم الله الرحمن الرحيم

Të nderuar miq !

Ju uroj mirëseardhjen në Blogun tim.

Këtu do të gjeni punimet e mia, të cilat mund të jenë autoriale, përkthime, bashkëpunime dhe referime.

Në përgjithësi do të jenë analiza, ese dhe poezi me tematika sociale parë nga këndvështrimi islam.

Ju uroj lexim të këndshëm!

Faleminderit që më vizitoni !

PS: Në çdo vërejtje, sugjerim, madje edhe kritikë ju mund të më shkruani në mailin tim.

Me respekt

Eduart Thartori

Sunday, January 24, 2010

Njerëzit

Janë tre llojesh:
1. Njerëz të Sinqertë.
2. Njerez te Kompromisit
3. Njerez të rëndomtë.


Të sinqertët

• Të sinqertët vuajnë shumë, për në fund fitojnë
• Jetojnë qetë edhe pse me halle shumë.
• Fitojnë pak, por shijojnë shumë.
• Kur gabojnë shpejt pendohen, dhe falin shumë.
• Kur dashurojnë e bëjnë me gjithë forcën e zemrës.
• Kur urrejnë, e bëjnë po aq fort.
• Sakrifikon gjithçka për të vërtetën, qoftë edhe jetën. Për këtë arsye shumica e tyre janë dëshmorë.
• Me ta nderi, nderohet.
• Vlerat, kanë vlerë.
• Ata jetojnë edhe pse kanë vdekur.
• Sikur kjo botë të kishte kaq rëndësi, atëherë kjo do ishte e tyrja.
• Ata janë pak. Por botën motivojnë

Njerëzit e Kompromisit

• Jeta u vjen e lehtë por halle kanë shumë.
• Luftojnë gjithë jetën porn ë fund nuk fitojnë.
• Fitojnë shumë por pak shijojnë
• Dashuria për ta është kompromis, ndonjëherë vendosin në tavolinë edhe veten e tyre në emër të kompromisit.
• Gabojnë me kompromis dhe falje kërkojnë me kompromis. Ama edhe falin me kompromis.
• Nuk urren askënd gjithçka është kompromis. Armiku është ai që nuk bën kompromis.
• Ata jetojnë më gjatë.
• Me ta nderi është kompromis. Vlerat janë të konvertueshme.
• Sikur kjo botë të kishte rëndësi, atëherë këta do ishin njerëzit më të varfër.
• Edhe këta janë pak, por botën rrotullojnë.

Njerëzit e rëndomtë

• Ata vuajnë kur duhet me qenë të lumtur.
• Lumturohen pa e ditur se janë në vuajtje.
• Dashurojnë ata që i shesin.
• Urrejnë ata që i duan.
• I kërkojnë falje nga frika.
• Kënd e vejnë poshtë nuk e mëshirojnë
• Ata fitojnë sa për tu ushqyer.
• Ushqehen me çdo lloj fitimi.
• Nderi për ta është ajo që thonë të tjerët.
• Vlerat janë “si gjithë të tjerët”
• Ata jetojnë rëndom si të tjerët dhe vdesin po aq rëndom.
• Ata janë konsumatorë të fuqishëm.
• Ata janë shumë.

Wednesday, January 20, 2010

AVIONI 253 Bllof i madh..

AVIONI 253 Bllof i madh..

Në mediat vizive dhe të shkruara bëri shumë bujë lajmi i kapjes së terroristit nigerian me përkatësi muslimane, i cili donte të kryente një masakër të madhe ndaj civilëve të pafajshëm.

Por, seç më bën të ngurroj në përtypjen e këtij lajmi dhe besoj se nuk jam i vetëm.

Besoj se ashtu si unë mendon edhe çdo njeri që vërtetë e ka një logjikë të shëndoshë.
Atëherë po ju them se unë dyshoj që kjo ngjarje të jetë plotësisht e vërtetë.

Jam shumë skeptik për tezën se djaloshi Nigerian, student i inxhinjerisë Umar Abdul Faruk Mutalib, ka patur si qëllim të hidhte në erë Avionin me nr 253 të agjensisë “Northwest”

Nga ngjarjet e 11 shtatorit kemi mësuar se jo çdo gjë që vjen nga Washingtoni mund të jetë e besueshme kur bëhet fjalë për muslimanët.

Gjithashtu edhe detajet që na u përcollën nga shumë media botërore lejnë shumë pikëpyetje si për shembull

Nuk ka si shpjegohet që mund të ishte thjesht një gabim teknik i paisjeve super të sofistikuara në gjetjen e bombave që një sasi e tillë të kalonte pa u vënë re nga ato që në aeroportin e Amsterdamit.

Në fakt kjo sasi jo vetëm që kaloi por iu dha mundësia që ajo të kapërcente edhe oqeanin Atlantik e të shkonte deri në Washington duke ditur që pas ngjarjeve të 11 Shtatorit siguria e avionëve me destinacion Amerikën është ngritur në maksimum ku çdo linjë ka agjentët e saj të cilët paguhen të zbulojnë gjithçka që ka të bëjë me sigurinë e avionit. Mirpo këtu Shërbimi sekret “dështoi”

Tani dy janë mundësitë që në fakt të çojnë në të njëjtin përfundim:

E para: Ose Al-Kaida ka patur dhe ka akses në organet e sigurisë madje edhe në shërbimet më të forta informative siç është CIA. Dhe po të jetë kështu Al-Kaida është në CIA dhe ky shërbim sekret është i manipuluar.

E Dyta: Al-Kaida mund të jetë vetë produkt i CIA-s kur dihet botërisht se Kryetari i Al-Kaida-s i famshmi Bin Laden ka qenë një bashkëpuntor i ngushtë i këtyre shërbimeve sekrete gjatë viteve 80 të shekullit të kaluar në luftën e Afganistanit kundër Bashkimit Sovjetik.

Atëherë edhe alibija vjen më logjikshëm:

Tashmë nuk është më për tu çuditur që ky djalosh mund të ketë qenë i udhëzuar nga shërbimet sekrete amerikane për të bërë atë që deshi të bënte (ose iu tha të bënte),

Nga ana tjetër nuk është e pranueshme logjikisht, që një djalosh, student të inxhinjerisë, në fillimet e jetës së tij, biri e një bankieri shumë të njohur dhe të suksesshëm, të marrë përsipër të vetëvritet me vetëdije të plotë, në këtë mënyrë nihiliste, duke bërë një akt kriminal kaq të rëndë dhe kjo sepse ndoshta ai “urren Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe politikat e saj”.
Në pak fjalë historia që na u dha për të konsumuar nuk mund të përtypet kaq lehtë nga një publik i mençur, sepse shumë elementë të besueshmërisë të kësaj historie, mungojnë.
Mendoj se ky është një bllof i madh..
Pa marrë parasysh çfarë barbarët (terroristët) përpiqen të bëjnë, ne muslimanët nuk mund të tradhëtojmë principet tona Islame

Rrethi vicioz
Pas gjithë këtyre, kush do të ishte viktimë e këtij akti? Pasagjerët e pafajshëm të avionit me nr 253 të agjensisë“Northwest” të cilët nuk kanë asnjë lloj lidhjeje me politikat amerikane që zbatohen në Palestinë, Irak, Pakistan dhe Afganistan.

Po, është e vërtetë se qeveria amerikane po vret në masë muslimanë, shkakton vdekjen e pjustifikueshme të qindra mijëra jetëve të pafajshme. E vërtetë është edhe se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë shktërruar deri tani dy shtete muslimane dhe po përpiqen të shktërrojnë një të tretë, ndoshta një të katërt më vonë dhe kjo nën petkun e “Luftës kundër terrorizmit”
Kjo është e njëjta Amerikë, e cila në mënyrë shumë hipokrite deklaron se nuk mund të ketë ankesa, edhe pse justifikojnë në mënyrë të çuditëshme vrasjen e mijëra civilëve të pafajshëm.
Por kjo nuk duhet të shtyjë asnjë musliman që të reagojë kundrejt çdo jo muslimani, me të njëjtin barbarizëm të cilin e përdorin amerikanët.
Nëse kjo do të ndodhte atëherë ku do të ishte ndryshimi ndërmjet nesh si muslimanë dhe principeve që ne zbatojmë, dhe atyre bishave që barbarisht na vrasin në shumë shtete muslimane? Në këtë mënyrë kauza jonë e shenjtë e Islamit do të përlyhej me gjak të pafajshëm, njësoj si kauza e tyre djallëzore. Atëherë ku do të ishte ndryshimi?
Nuk dua që fjalët e mia të konsiderohen si donkishoteske dhe jashtë realitetit në fakt ky është realiteti që ne akoma nuk po ndërgjegjësohemi. Realiteti është se politikat amerikane dhe aleatëve të tyre djallëzorë duan prej nesh pikërisht këtë. Për tu thënë botës se ne vërtetë jemi ata që këta djaj duan të na bëjnë.
Këtyre unë u them se Islami vazhdimisht do ta kalojë testin e besueshmërisë edhe pse herë pas here mundohen ta nxijnë figurën e tij. Sigurisht që kohët e fundit realiteti është shumë i zymtë madje më i zymtë se sa shumë kohë të tjera më parë. Por gjithsesi edhe këtë test Islami ka për ta kapërcyer si përherë.
Kështu mund të themi se, ne nuk mund të dorëzohemi nga principet tona Islame, as sot as kurrë edhe pse barbarizmi i terrorit, i çfarëdo lloj ngjyre qoftë ai, mundohet ta zbehë figurën dhe principet e kësaj feje hyjnore. Sepse nëse ne e bëjmë këtë, në fakt do të shkatërrojmë vetveten dhe jo Islamin, atëherë armiqtë tanë kanë fituar kundër nesh, por sigurisht asnjëherë ndaj Islamit.
Për ta mbyllur mund të themi shumë bindshëm se janë gjeopolitikat amerikane ato që i shtyjnë shumë të rinj muslimanë të bijnë në kthetrat e radikalizmit të dhunshëm dhe rezultati është i pritshëm “Lufta kundër Terrorizmit Islamik”.

By Khalid Amayreh
Journalist — Occupied Palestine
http://www.islamonline.net/servlet/Satellite?c=Article_C&cid=1262372300853&pagename=Zone-English-Muslim_Affairs%2FMAELayout


Perktheu me përshtatje: Eduart Thartori

Tuesday, January 19, 2010

Shkëndija e Pesëmbëdhjetë

Shumë të vështirë e kam ta imagjinoj, se si mundet që të arrihet një qëllimi mirë duke përdorur metoda të ulëta. Ideali i lartë nuk mund të gjejë jetë, veçse në zemrat e mëdhaja. E pra, si ka mundësi që një zemër e tillë të ngushtohet, duke pranuar metoda të ulta dhe të pisa ? Nuk funksionon dot. Barazimi nuk më del në rregull. Nuk e kuptoj dot sesi dikujt i shkon në mendje të përdori këto metoda të pista për ta arritu qëllimin e lartë dhe fisnik..

Kush futet ne ujëra të pista nuk mund të dalë prej tyre i pastër..Balta e një rruge të keqe do të mbesë patjetër në këpucët e tij. Por edhe ato këpucë do të lejnë njollën e vet aty dhe do merret vesh se këtu ka kaluar edhe filani.. Por, kam frikë se papastërtia e një pellgu të tillë do të futet edhe në shpirtin më të pastër, që dëshiron të notojë aty për të arritur më shpejt në bregun tjetër. Kështu do të ndyjë edhe qëllimin fisnik që mbart brenda, ky notar pellgjesh.

Mjeti nuk mund të jetë më i ulët se qëllimi, ndryshe nuk bën. Më i ulti e prish më të lartin. Në fakt në botën e idealeve të mëdha nuk ka vend për metoda të ulta dhe të pista.

Qëllimi justifikon mjetin; Ky është sllogani i famshëm i diktatorëve të mëdhenj. Sepse ata jetojnë me llogaritje që s`kanë të bëjnë me zemrën dhe logjikën e pastër. Llogaritjet edhe mund të gabojnë, por gabimi i tyre në shoqëritë njerëzore na ka kushtuar miliona viktima të pafajshme përgjatë historisë të hershme dhe asaj moderne.


Sejid Kutub
Shkëndija e Katërmbëdhjetë

Nuk jam prej ayre që besojnë se parimet nuk kanë lidhje me ndjenjat e njerëzve. Përndryshe një parim nuk do të kishte jetë nëse nuk do të shoqërohej me nxehtësinë e shpirtit të njeriut i cili jeton me të.
Idealet dhe parimet-pa besuar nxehtësisht në to- janë disa ide të vdekura, më e shumta disa llomotitje në erë..!
Ajo që i jep jetën, është nxehtësia e besimit, nga zemra frymën, i jep gjakun me të cilat pulsojnë..! Askush nuk do ti besojë një ideali, nëse ai buron nga një mendje e ftohtë. Ai duhet të burojë nga ngrohtësia e zemrës.
Fillimisht beso ti në idealin tënd, beso deri në nxehtësinë e shpirtit.. Atëherë do ta besojnë edhe të tjerët, atë që edhe ti beson..! Ndryshe do të mbetet vec një fjali e ndërtuar bukur, por pa jetë..!
Nuk ka shpirt në një ideal që nuk përzihet me venat e zemrës..! Por edhe njeriu i cili nuk e ka dridhur zemrën e tij me një ideal, që nuk beson në të me shpirt, edhe ai kot që i bën hije tokës..!
Njeriu dhe ideali janë si shpirti dhe mishi..! Ti ndash do të thotë, mision i pamundur ..! Çdo ideal që jeton, ka shpirtin e atyre që besojnë në të..!
Ndërsa ato ide që nuk e kanë provuar këtë ushqim hyjnor, lindin të vdekura Njerëzimin ato nuk e çojnë asnjë pëllëmbë përpara..!


Sejid Kutub
Shkëndija e trembëdhjetë

Ndonjëherë humanizmi fshihet pas petkut të lirisë dhe ngjan sikur shpërthen nga prangat. Shpërthen nga zakonet dhe traditat, shpërthyes nga përgjegjësitë njerëzore, shpërthyes nga gjithcka.

Ka ndryshim thelbësor nga çlirimi prej prangave të shtypjes dhe diktaturës dhe ndërmjet shembjes së kufinjve të humanizmit. E para është çlirimi i vërtetë, ndërsa e dyta do të thotë të zhvishesh nga të gjitha ato cilësi që e bëjnë njeriun të quhet njeri dhe që bëjnë diferencën ndërmjet kafshërisë së pafrè..!

Ajo është liri e cunguar, sepse e vërteta e saj është shtrëngim në prangat e kafshërisë dhe pasioneve. Të atyre vargonjve që njerëzimi i ka luftuar përherë në historinë e tij. Gjithmonë ka qenë në luftë për tu zgjidhur nga vargonjtë e vesit dhe cilësive kafshërore që i zënë frymën herë pas here.. Njeriu gjithmonë ka luftuar për të qenë i lirë, ama si njeri dhe jo i transformuar në dicka tjetër që nuk është në natyrën e tij. Liria e kushtëzuar nuk mund të quhet liri.

Në përgjithësi njerëzit kanë turp të shprehin nevojat e tyre fizike. Kjo ndodh sepse në natyrën e pastër njerëzore njeriu e ndjen se është më lart se sa të diskutohet rreth tyre. Kjo është grada e parë e shkallëve të humanizmit. Kur ne të ngjisim një nga një këto shkallë, atëherë kur të lejmë pas vetes nevojat fiziologjike të mishit dhe gjakut, atëherë humanizmi ynë ka arritur grada të larta drejt perfeksionimit, atëherë jemi njerëz dhe jo kafshë..!


Sejid Kutub
Shkëndija e dymbëdhjetë

Ka njerëz që kur prezantohen me madhështinë e Allahut e shohin atë si një lloj ulje për vlerën e njeriut. Sikur Allahu dhe njeriu të ishin dy zota të cilët konkurojnë njëri –tjetrin në këtë gjithësi.

Unë e ndjej, por edhe e mendoj, se sa më shumë ta ndjejmë madhështinë e pafund të Allahut, aq më shumë na shtohet madhështia jonë, sepse vetë ne jemi krijesa të Allahut, Madhështorit.

Këta njerëz që mendojnë se po qëndrojnë lart duke mos e ulur veten (sipas iluzionit të tyre) në besimin në Krijuesin e gjithësisë. Në të vërtetë këta njerëz janë të paplotësuar në mendim. Janë të vegjël në botëkuptim. Ata nuk kanë mundësi të shohin më tepër se hunda e tyre.

Ata mendojnë se njeriu historikisht i është drejtuar Zotit, për shkak të dobësisë së tij dhe pamundësisë për ti komentuar gjërat. Ndërsa sot kur shkenca ka arritur majat nuk kanë më nevojë për Zotin. Sipas kësaj logjike të tyre, dobësia të hap imagjinatën ndërsa forca e pllakos atë..

Njeriu, më shumë e ndjen madhështinë e Allahut, në fuqinë e tij, në arritjet e tij, në mundësitë që ka para vetes në atë pjesë të limituar kohore që quhet jeta e tij e që çdo sekondë i saj buron nga Allahu. E ndjen më shumë atëherë kur di më shumë, kur kupton më shumë..

Besimtarët e ndjejnë me shpirt por edhe me logjikë madhështinë e Allahut, Krijuesit të tyre. Andaj, përkundër atyre që duan të lartësojnë veten me mosnjohjen e Zotit, besimtarët e ndjejnë madhështinë njerëzore tek vetja, kur mendojnë këtë punë kaq mahnitëse që ka bërë Krijuesi në trupin e tyre. Bile më shumë se kaq, ata ndjehen të sigurt, se janë mbështetur tek fuqia madhështore e Krijuesit të tyre..

Madhështia që ua fal besimi në Krijuesin e tyre, qëndron shumë më lart se madhështia e ngritur nga mendje të cekëta njerëzore.. Pse-ja është e thjeshtë.. Ajo e para buron nga Krijuesi i forcës dhe madhështisë dhe e dashur prejt tij. Ndërsa e dyta buron nga arroganca budallaqe e një mendjeje që jeton në ujëra të cekëta.


Sejid Kutub
Shkëndija e njëmbëdhjetë

Dorëzimi i plotë ndaj fenomeneve të pashpjegueshme dhe forcave të padukshme në natyrë është rrezik i madh, sepse të çon në bestytni..Jetën ta kthen në një iluzion të madh, në një ferr.. !
Por nga ana tjetër, edhe mohimi plotsisht i këtyre forcave dhe dukurive të pashpjegueshme nuk është me më pak rrezik.. Sepse kështu do të na mbylleshin padrejtësisht horizonte të pazbuluara më parë..
Me justifikimin se nuk mund ti konceptojmë dot, disa njerëz i privojnë vetes njohuri dhe fakte, të cilat në një moment tjetër mund të jenë plotësisht të vërtetueshme ! Në këtë mënyrë i kemi zënë frymën zbulimit, shkencës. Thënë ndryshe horizontin tonë e kemi ngushtuar. E kemi kyçur përgjithmonë veten nga gjerësia, energjia, thellësia dhe pesha e tij. E kemi vulosur veten me vulën e « Diturisë » që deri në këto momente duke e matur me madhështinë e Gjithësisë është e papërfillshme, shumë e papërfillshme !..
Jeta e njeriut në këtë planet është një varg i gjatë sfidash e dështimesh për të gjetur fundin e diturisë. Nga ana tjetër po aq i gjatë është vargu i suksesit për të njohur fuqinë madhështore të kozmosit..Sa më shumë të hedhësh një hap përpara aq më tepër shpaloset gjerësia, thellësia dhe madhështia e rrugës së diturisë !..
Duke u shpalosur herë pas here, suksesi i njeriut në zbulimin e një diturie të re të pakonceptuar më parë, do ti hapë sytë se sa shumë dituria është përpara.. Sepse gjithmonë njeriu do të jetë në fazën e kërkimit, testimit dhe zbulimit !..
Të respektosh logjikën, është e mjaftueshme që ti shtosh faturës tënde edhe pjesën e së panjohurës. Që do të thotë se nuk duhet ti mbështetesh deri në fund asaj. Por do të ishte ofendim për të, nëse do ta pengonim për ta hulumtuar të panjohurën siç bëjnë njerëzit e bestytnive.
Që ne të ndjejmë madhështinë e vërtetë të kozmosit; që tia njohim vetes peshën e saj reale në këtë gjithësi; ekuilibri që duhet të mbajmë me të panjohurën na mjafton që ti çelë shpirtit njerëzor energji të reja për të njohur ndjenjat, ato lidhje që na mbajnë fort të lidhur me Gjithësinë. Ato janë brenda nesh dhe shpesh të pazbuluara. Pa dyshim që ato janë më të mëdha dhe më të thella nga sa mund ti perceptojë fuqia jonë aktuale e të konceptuarit.
I qëndroj kësaj, me faktin se ne njerëzit jemi vazhdimisht duke zbuluar gjëra të reja, të panjohura më parë.. dhe kjo ndodh në çdo ditë të jetës sonë..


Sejid Kutub