Shkëndija e dymbëdhjetë
Ka njerëz që kur prezantohen me madhështinë e Allahut e shohin atë si një lloj ulje për vlerën e njeriut. Sikur Allahu dhe njeriu të ishin dy zota të cilët konkurojnë njëri –tjetrin në këtë gjithësi.
Unë e ndjej, por edhe e mendoj, se sa më shumë ta ndjejmë madhështinë e pafund të Allahut, aq më shumë na shtohet madhështia jonë, sepse vetë ne jemi krijesa të Allahut, Madhështorit.
Këta njerëz që mendojnë se po qëndrojnë lart duke mos e ulur veten (sipas iluzionit të tyre) në besimin në Krijuesin e gjithësisë. Në të vërtetë këta njerëz janë të paplotësuar në mendim. Janë të vegjël në botëkuptim. Ata nuk kanë mundësi të shohin më tepër se hunda e tyre.
Ata mendojnë se njeriu historikisht i është drejtuar Zotit, për shkak të dobësisë së tij dhe pamundësisë për ti komentuar gjërat. Ndërsa sot kur shkenca ka arritur majat nuk kanë më nevojë për Zotin. Sipas kësaj logjike të tyre, dobësia të hap imagjinatën ndërsa forca e pllakos atë..
Njeriu, më shumë e ndjen madhështinë e Allahut, në fuqinë e tij, në arritjet e tij, në mundësitë që ka para vetes në atë pjesë të limituar kohore që quhet jeta e tij e që çdo sekondë i saj buron nga Allahu. E ndjen më shumë atëherë kur di më shumë, kur kupton më shumë..
Besimtarët e ndjejnë me shpirt por edhe me logjikë madhështinë e Allahut, Krijuesit të tyre. Andaj, përkundër atyre që duan të lartësojnë veten me mosnjohjen e Zotit, besimtarët e ndjejnë madhështinë njerëzore tek vetja, kur mendojnë këtë punë kaq mahnitëse që ka bërë Krijuesi në trupin e tyre. Bile më shumë se kaq, ata ndjehen të sigurt, se janë mbështetur tek fuqia madhështore e Krijuesit të tyre..
Madhështia që ua fal besimi në Krijuesin e tyre, qëndron shumë më lart se madhështia e ngritur nga mendje të cekëta njerëzore.. Pse-ja është e thjeshtë.. Ajo e para buron nga Krijuesi i forcës dhe madhështisë dhe e dashur prejt tij. Ndërsa e dyta buron nga arroganca budallaqe e një mendjeje që jeton në ujëra të cekëta.
Sejid Kutub
Tuesday, January 19, 2010
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment