بسم الله الرحمن الرحيم

Të nderuar miq !

Ju uroj mirëseardhjen në Blogun tim.

Këtu do të gjeni punimet e mia, të cilat mund të jenë autoriale, përkthime, bashkëpunime dhe referime.

Në përgjithësi do të jenë analiza, ese dhe poezi me tematika sociale parë nga këndvështrimi islam.

Ju uroj lexim të këndshëm!

Faleminderit që më vizitoni !

PS: Në çdo vërejtje, sugjerim, madje edhe kritikë ju mund të më shkruani në mailin tim.

Me respekt

Eduart Thartori

Wednesday, January 20, 2010

AVIONI 253 Bllof i madh..

AVIONI 253 Bllof i madh..

Në mediat vizive dhe të shkruara bëri shumë bujë lajmi i kapjes së terroristit nigerian me përkatësi muslimane, i cili donte të kryente një masakër të madhe ndaj civilëve të pafajshëm.

Por, seç më bën të ngurroj në përtypjen e këtij lajmi dhe besoj se nuk jam i vetëm.

Besoj se ashtu si unë mendon edhe çdo njeri që vërtetë e ka një logjikë të shëndoshë.
Atëherë po ju them se unë dyshoj që kjo ngjarje të jetë plotësisht e vërtetë.

Jam shumë skeptik për tezën se djaloshi Nigerian, student i inxhinjerisë Umar Abdul Faruk Mutalib, ka patur si qëllim të hidhte në erë Avionin me nr 253 të agjensisë “Northwest”

Nga ngjarjet e 11 shtatorit kemi mësuar se jo çdo gjë që vjen nga Washingtoni mund të jetë e besueshme kur bëhet fjalë për muslimanët.

Gjithashtu edhe detajet që na u përcollën nga shumë media botërore lejnë shumë pikëpyetje si për shembull

Nuk ka si shpjegohet që mund të ishte thjesht një gabim teknik i paisjeve super të sofistikuara në gjetjen e bombave që një sasi e tillë të kalonte pa u vënë re nga ato që në aeroportin e Amsterdamit.

Në fakt kjo sasi jo vetëm që kaloi por iu dha mundësia që ajo të kapërcente edhe oqeanin Atlantik e të shkonte deri në Washington duke ditur që pas ngjarjeve të 11 Shtatorit siguria e avionëve me destinacion Amerikën është ngritur në maksimum ku çdo linjë ka agjentët e saj të cilët paguhen të zbulojnë gjithçka që ka të bëjë me sigurinë e avionit. Mirpo këtu Shërbimi sekret “dështoi”

Tani dy janë mundësitë që në fakt të çojnë në të njëjtin përfundim:

E para: Ose Al-Kaida ka patur dhe ka akses në organet e sigurisë madje edhe në shërbimet më të forta informative siç është CIA. Dhe po të jetë kështu Al-Kaida është në CIA dhe ky shërbim sekret është i manipuluar.

E Dyta: Al-Kaida mund të jetë vetë produkt i CIA-s kur dihet botërisht se Kryetari i Al-Kaida-s i famshmi Bin Laden ka qenë një bashkëpuntor i ngushtë i këtyre shërbimeve sekrete gjatë viteve 80 të shekullit të kaluar në luftën e Afganistanit kundër Bashkimit Sovjetik.

Atëherë edhe alibija vjen më logjikshëm:

Tashmë nuk është më për tu çuditur që ky djalosh mund të ketë qenë i udhëzuar nga shërbimet sekrete amerikane për të bërë atë që deshi të bënte (ose iu tha të bënte),

Nga ana tjetër nuk është e pranueshme logjikisht, që një djalosh, student të inxhinjerisë, në fillimet e jetës së tij, biri e një bankieri shumë të njohur dhe të suksesshëm, të marrë përsipër të vetëvritet me vetëdije të plotë, në këtë mënyrë nihiliste, duke bërë një akt kriminal kaq të rëndë dhe kjo sepse ndoshta ai “urren Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe politikat e saj”.
Në pak fjalë historia që na u dha për të konsumuar nuk mund të përtypet kaq lehtë nga një publik i mençur, sepse shumë elementë të besueshmërisë të kësaj historie, mungojnë.
Mendoj se ky është një bllof i madh..
Pa marrë parasysh çfarë barbarët (terroristët) përpiqen të bëjnë, ne muslimanët nuk mund të tradhëtojmë principet tona Islame

Rrethi vicioz
Pas gjithë këtyre, kush do të ishte viktimë e këtij akti? Pasagjerët e pafajshëm të avionit me nr 253 të agjensisë“Northwest” të cilët nuk kanë asnjë lloj lidhjeje me politikat amerikane që zbatohen në Palestinë, Irak, Pakistan dhe Afganistan.

Po, është e vërtetë se qeveria amerikane po vret në masë muslimanë, shkakton vdekjen e pjustifikueshme të qindra mijëra jetëve të pafajshme. E vërtetë është edhe se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë shktërruar deri tani dy shtete muslimane dhe po përpiqen të shktërrojnë një të tretë, ndoshta një të katërt më vonë dhe kjo nën petkun e “Luftës kundër terrorizmit”
Kjo është e njëjta Amerikë, e cila në mënyrë shumë hipokrite deklaron se nuk mund të ketë ankesa, edhe pse justifikojnë në mënyrë të çuditëshme vrasjen e mijëra civilëve të pafajshëm.
Por kjo nuk duhet të shtyjë asnjë musliman që të reagojë kundrejt çdo jo muslimani, me të njëjtin barbarizëm të cilin e përdorin amerikanët.
Nëse kjo do të ndodhte atëherë ku do të ishte ndryshimi ndërmjet nesh si muslimanë dhe principeve që ne zbatojmë, dhe atyre bishave që barbarisht na vrasin në shumë shtete muslimane? Në këtë mënyrë kauza jonë e shenjtë e Islamit do të përlyhej me gjak të pafajshëm, njësoj si kauza e tyre djallëzore. Atëherë ku do të ishte ndryshimi?
Nuk dua që fjalët e mia të konsiderohen si donkishoteske dhe jashtë realitetit në fakt ky është realiteti që ne akoma nuk po ndërgjegjësohemi. Realiteti është se politikat amerikane dhe aleatëve të tyre djallëzorë duan prej nesh pikërisht këtë. Për tu thënë botës se ne vërtetë jemi ata që këta djaj duan të na bëjnë.
Këtyre unë u them se Islami vazhdimisht do ta kalojë testin e besueshmërisë edhe pse herë pas here mundohen ta nxijnë figurën e tij. Sigurisht që kohët e fundit realiteti është shumë i zymtë madje më i zymtë se sa shumë kohë të tjera më parë. Por gjithsesi edhe këtë test Islami ka për ta kapërcyer si përherë.
Kështu mund të themi se, ne nuk mund të dorëzohemi nga principet tona Islame, as sot as kurrë edhe pse barbarizmi i terrorit, i çfarëdo lloj ngjyre qoftë ai, mundohet ta zbehë figurën dhe principet e kësaj feje hyjnore. Sepse nëse ne e bëjmë këtë, në fakt do të shkatërrojmë vetveten dhe jo Islamin, atëherë armiqtë tanë kanë fituar kundër nesh, por sigurisht asnjëherë ndaj Islamit.
Për ta mbyllur mund të themi shumë bindshëm se janë gjeopolitikat amerikane ato që i shtyjnë shumë të rinj muslimanë të bijnë në kthetrat e radikalizmit të dhunshëm dhe rezultati është i pritshëm “Lufta kundër Terrorizmit Islamik”.

By Khalid Amayreh
Journalist — Occupied Palestine
http://www.islamonline.net/servlet/Satellite?c=Article_C&cid=1262372300853&pagename=Zone-English-Muslim_Affairs%2FMAELayout


Perktheu me përshtatje: Eduart Thartori

No comments:

Post a Comment