بسم الله الرحمن الرحيم

Të nderuar miq !

Ju uroj mirëseardhjen në Blogun tim.

Këtu do të gjeni punimet e mia, të cilat mund të jenë autoriale, përkthime, bashkëpunime dhe referime.

Në përgjithësi do të jenë analiza, ese dhe poezi me tematika sociale parë nga këndvështrimi islam.

Ju uroj lexim të këndshëm!

Faleminderit që më vizitoni !

PS: Në çdo vërejtje, sugjerim, madje edhe kritikë ju mund të më shkruani në mailin tim.

Me respekt

Eduart Thartori

Tuesday, January 19, 2010

Shkëndija e Pesëmbëdhjetë

Shumë të vështirë e kam ta imagjinoj, se si mundet që të arrihet një qëllimi mirë duke përdorur metoda të ulëta. Ideali i lartë nuk mund të gjejë jetë, veçse në zemrat e mëdhaja. E pra, si ka mundësi që një zemër e tillë të ngushtohet, duke pranuar metoda të ulta dhe të pisa ? Nuk funksionon dot. Barazimi nuk më del në rregull. Nuk e kuptoj dot sesi dikujt i shkon në mendje të përdori këto metoda të pista për ta arritu qëllimin e lartë dhe fisnik..

Kush futet ne ujëra të pista nuk mund të dalë prej tyre i pastër..Balta e një rruge të keqe do të mbesë patjetër në këpucët e tij. Por edhe ato këpucë do të lejnë njollën e vet aty dhe do merret vesh se këtu ka kaluar edhe filani.. Por, kam frikë se papastërtia e një pellgu të tillë do të futet edhe në shpirtin më të pastër, që dëshiron të notojë aty për të arritur më shpejt në bregun tjetër. Kështu do të ndyjë edhe qëllimin fisnik që mbart brenda, ky notar pellgjesh.

Mjeti nuk mund të jetë më i ulët se qëllimi, ndryshe nuk bën. Më i ulti e prish më të lartin. Në fakt në botën e idealeve të mëdha nuk ka vend për metoda të ulta dhe të pista.

Qëllimi justifikon mjetin; Ky është sllogani i famshëm i diktatorëve të mëdhenj. Sepse ata jetojnë me llogaritje që s`kanë të bëjnë me zemrën dhe logjikën e pastër. Llogaritjet edhe mund të gabojnë, por gabimi i tyre në shoqëritë njerëzore na ka kushtuar miliona viktima të pafajshme përgjatë historisë të hershme dhe asaj moderne.


Sejid Kutub

No comments:

Post a Comment