بسم الله الرحمن الرحيم

Të nderuar miq !

Ju uroj mirëseardhjen në Blogun tim.

Këtu do të gjeni punimet e mia, të cilat mund të jenë autoriale, përkthime, bashkëpunime dhe referime.

Në përgjithësi do të jenë analiza, ese dhe poezi me tematika sociale parë nga këndvështrimi islam.

Ju uroj lexim të këndshëm!

Faleminderit që më vizitoni !

PS: Në çdo vërejtje, sugjerim, madje edhe kritikë ju mund të më shkruani në mailin tim.

Me respekt

Eduart Thartori

Saturday, January 16, 2010

Shkendija e Pestë

Kur në zemër çel sythin e saj fara e dashurisë, mirësisë dhe mëshirës, atëherë e kemi çliruar veten nga mundime e barrë shumë të rënda.. Nuk do kemi nevojë ti tërheqim njerëzit me zor, sepse atëherë do jemi të sinqertë kur do tu japim vlerësimin.. Atëherë do të zbulojmë në shpirtin e tyre thesare të mirësive..Do të gjejmë aty shumë dashamirësi, përçka kur ta vlerësojmë atë njeri do të jemi të sinqertë dhe ai do ta meritojë. Nuk ka qënie njerëzore që të mos ketë të mbjelle në shpirtin e tij mirësi, apo dashamirësi, nga ku prodhohet fjala e mirë.. Por ne pak e vejmë re.

E dallojmë vetëm atëherë kur dashuria për njerëzit rritet në shpirtin tonë..!

Nëse do të ndodh kjo, atëherë nuk do të provojmë mbi shpinë shumë stres, nuk do të kemi nevojë për të duruar shumë. Sepse miqtë tanë që i kemi fituar nuk do të na mundojnë, sepse do të na duan dhe ne do ti duam.

Natyrshëm kështu, në zemrat tona nuk do ketë asnjë parcelë për të mbjellë farën e inatit, xhelozisë, apo edhe të urrejtjes kundër tyre. Sepse toka e zemrës është e mbjellë me farën e dashurisë.. Veç ky ka qenë shkaku pse në zemrën tonë kanë pasë mbirë farërat e këqija të urrejtjes, e inateve. Toka e zemrës ka qenë djerrë, e pakultivuar.

..Ah sa do ti dhuronim vetes tonë qetësi dhe kënaqësi, kur do tu falnim të tjerëve dashuri e sinqeritet dhe mirëbesim..!

..Ajo ndodh veç kur zemra është e kultivuar mirë!

1 comment: