بسم الله الرحمن الرحيم

Të nderuar miq !

Ju uroj mirëseardhjen në Blogun tim.

Këtu do të gjeni punimet e mia, të cilat mund të jenë autoriale, përkthime, bashkëpunime dhe referime.

Në përgjithësi do të jenë analiza, ese dhe poezi me tematika sociale parë nga këndvështrimi islam.

Ju uroj lexim të këndshëm!

Faleminderit që më vizitoni !

PS: Në çdo vërejtje, sugjerim, madje edhe kritikë ju mund të më shkruani në mailin tim.

Me respekt

Eduart Thartori

Tuesday, January 19, 2010

Shkëndija e njëmbëdhjetë

Dorëzimi i plotë ndaj fenomeneve të pashpjegueshme dhe forcave të padukshme në natyrë është rrezik i madh, sepse të çon në bestytni..Jetën ta kthen në një iluzion të madh, në një ferr.. !
Por nga ana tjetër, edhe mohimi plotsisht i këtyre forcave dhe dukurive të pashpjegueshme nuk është me më pak rrezik.. Sepse kështu do të na mbylleshin padrejtësisht horizonte të pazbuluara më parë..
Me justifikimin se nuk mund ti konceptojmë dot, disa njerëz i privojnë vetes njohuri dhe fakte, të cilat në një moment tjetër mund të jenë plotësisht të vërtetueshme ! Në këtë mënyrë i kemi zënë frymën zbulimit, shkencës. Thënë ndryshe horizontin tonë e kemi ngushtuar. E kemi kyçur përgjithmonë veten nga gjerësia, energjia, thellësia dhe pesha e tij. E kemi vulosur veten me vulën e « Diturisë » që deri në këto momente duke e matur me madhështinë e Gjithësisë është e papërfillshme, shumë e papërfillshme !..
Jeta e njeriut në këtë planet është një varg i gjatë sfidash e dështimesh për të gjetur fundin e diturisë. Nga ana tjetër po aq i gjatë është vargu i suksesit për të njohur fuqinë madhështore të kozmosit..Sa më shumë të hedhësh një hap përpara aq më tepër shpaloset gjerësia, thellësia dhe madhështia e rrugës së diturisë !..
Duke u shpalosur herë pas here, suksesi i njeriut në zbulimin e një diturie të re të pakonceptuar më parë, do ti hapë sytë se sa shumë dituria është përpara.. Sepse gjithmonë njeriu do të jetë në fazën e kërkimit, testimit dhe zbulimit !..
Të respektosh logjikën, është e mjaftueshme që ti shtosh faturës tënde edhe pjesën e së panjohurës. Që do të thotë se nuk duhet ti mbështetesh deri në fund asaj. Por do të ishte ofendim për të, nëse do ta pengonim për ta hulumtuar të panjohurën siç bëjnë njerëzit e bestytnive.
Që ne të ndjejmë madhështinë e vërtetë të kozmosit; që tia njohim vetes peshën e saj reale në këtë gjithësi; ekuilibri që duhet të mbajmë me të panjohurën na mjafton që ti çelë shpirtit njerëzor energji të reja për të njohur ndjenjat, ato lidhje që na mbajnë fort të lidhur me Gjithësinë. Ato janë brenda nesh dhe shpesh të pazbuluara. Pa dyshim që ato janë më të mëdha dhe më të thella nga sa mund ti perceptojë fuqia jonë aktuale e të konceptuarit.
I qëndroj kësaj, me faktin se ne njerëzit jemi vazhdimisht duke zbuluar gjëra të reja, të panjohura më parë.. dhe kjo ndodh në çdo ditë të jetës sonë..


Sejid Kutub

No comments:

Post a Comment