Shkëndija e Dhjetë
Nevoja është e madhe për specialistë të mirfilltë në fusha të ndryshme të dijeve njerëzore. Kemi nevojë për ata që në laboratorët e tyre të kenë edhe faltoren..! Kemi nevojë për ata që jetën ia dedikojnë profesionit të tyre jo thjesht me ndjenjën e sakrificës, por edhe me ndjenjën e kënaqësisë..!
Ndjenja e adhuruesit, kur ia dhuron shpirtin e tij Krijuesit, duke qenë i kënaqur me të..! Por në fund duhet të jemi të vetëdijshem se nuk janë asnjëri nga këta njerëzit që drejtojnë fatet e njerëzimit..!
Liderët e vërtetë, ata që përcaktojnë rrugën për njerëzimin, kanë energji të brendshme shumë të mëdha. Janë ata që mbajnë lart pishtarin e zjarrtë tek i cili përfytyrojmë në çdo shkëndijë të tij, pjesë diturie që ndriçon. Nën dritën e këtij pishtari, shikojmë rrugën e gjatë që kemi për të bërë..! Me dritën e tij, me diturinë që na hap sytë mund të masim hapat tanë në këtë rrugë universale, nëpër të cilën do kalojë tërë njerëzimi...!
Këta liderë janë ata që arrijnë të shohin peisazhin perfekt, që ka shumë ngjyra brenda tij. Diku një penel shkencë, diku një ngjyrë arti, diku peneli i ka dhënë ngjyrë fetare, diku tjetër shoqërore. E kështu peisazhi merr formën e tij natyrale. Këtë peisazh nuk mund ta shijojnë të gjithë..! Këtij peisazhi disa e shikojnë vetëm ca njolla ngjyrash dhe se kuptojnë..! Të rrallë janë ata që e shijojnë me të gjitha ngjyrat e tij reale. Vetëm ata mund ta vlerësojnë peisazhin..!
Ata të vegjlit, veç ata kanë probleme me të kuptuarit e këtij peisazhi..! Ata mendojë se asnjëherë nuk mund të shkrihen ngjyrat e fesë me ato shkencës. Ata në telajo duan ose ngjyrat e shkencës ose ato të fesë. Nuk mund ta kuptojnë se si mund të shkrihen të gjitha këto ngjyra së bashku për të dhënë atë peisazh aq natyror..!
Ata nuk e kuptojnë se si arti mund të shkrihet me jetën aktive..! Nuk e kuptojnë se si spiritualiteti mund të ecë bashkë me produktivitetin shoqëror..! Kjo sepse ata vetë nuk dijnë ti shkrijnë ngjyrat, por nuk dijnë as ti dallojnë ashtu të shkrira siç i ka bërë Krijuesi i kësaj tabloje universale..!
Por ata largpamësit, ata që i tregojnë rrugën popujve, vetëm ata arrijnë ta kuptojnë këtë harmoni ngjyrash..Sepse ata i mbajnë gjithmonë lidhjet me burimin dhe që aty mprehin shikimin, kthjellojnë mendjen, pastrojnë zemrën..! Është burim i veçantë ai, sepse e ka krijuar Allahu për ata që duan të arrijnë grada të larta..!
Ata liderët e vërtetë të njerëzimit, Ata që kujdesen për fatet e popujve..Në historinë njerëzore ata kanë qenë pak.. shumë të rrallë..! Krijuesi gjithmonë e dërgon në kohën e caktuar liderin për të cilin populli ka nevojë. Atëherë kur ngjyrat po zveniten, atëherë kur peisazhit po i humb freskia, Allahu, Krijuesi i gjithësisë e sjell artistin, që edhe një herë ta freskojë telajon me ngjyrat e vërteta të shkrira aq mjeshtërisht..!
Sejid Kutub
Tuesday, January 19, 2010
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment