بسم الله الرحمن الرحيم

Të nderuar miq !

Ju uroj mirëseardhjen në Blogun tim.

Këtu do të gjeni punimet e mia, të cilat mund të jenë autoriale, përkthime, bashkëpunime dhe referime.

Në përgjithësi do të jenë analiza, ese dhe poezi me tematika sociale parë nga këndvështrimi islam.

Ju uroj lexim të këndshëm!

Faleminderit që më vizitoni !

PS: Në çdo vërejtje, sugjerim, madje edhe kritikë ju mund të më shkruani në mailin tim.

Me respekt

Eduart Thartori

Saturday, January 16, 2010

Shkëndija e Shtatë


Kur arrijmë një nivel të lartë të përfeksionimit të shpirtit dhe intelektit, e kuptojmë se nuk është turp që të kërkojmë ndihmë edhe nga ata që janë më poshtë se ne!

Në fakt, vlera nuk na pakësohet, nëse për të arritur aty ku jemi të kemi pranuar ndihmën e të tjerëve. Nuk arrihet çdo gjë veç me forcat e tua personale. Patjetër duhet të bashkëpunosh me të tjerët. Duhet të bashkoni përpjekjet..!

Ka njerëz që ndjehen keq kur të tjerët marrin vesh se arritjet e fituara të tyre kanë qenë fryt i punës së përbashkët të një grupi miqsh..!

Në fakt kjo ndodh atëherë kur njeriu nuk e njeh veten e tij, kur besimi tek vetja është deri në gradën e egoizmit. Por nëse kjo ndodh atëherë kjo është dobësia më e madhe e njeriut dhe hallka më e dobët e zinxhirit të potencialeve të tij.

Por kur të jemi të forte, atëherë do të ndjejmë dobësinë tonë, do ta ndjejmë se nuk jemi asgjë pa ndihmën e miqve. I Sigurtë në vete është vetëm fëmija, që mundohet ta shmangë dorën tënde kur dëshiron të hedhë hapat e parë, por nuk zgjat shumë dhe rrëzohet.

Kur të arrijmë në një nivel të lartë të njohjes së vetvetes, do ta pranojmë me kënaqësi ndihmën e miqve, do të jemi falenderues, por edhe të kënaqur.

Do të falenderojmë për ndihmën që po na jep, por do të jemi edhe të kënaqur për faktin se dikush beson se do të kemi sukses në këtë përpjekje tonën..Miqtë tanë prandaj na ndihmojnë, sepse besojnë në atë që ne besojmë, ndryshe ndihma e tyre do të ishte në pengimin tonë.

Kënaqësia e shpirtit që përzihet edhe me kënaqësinë e të tjerëve, është kënaqësi e pastër hyjnore ..!

1 comment: