Shkëndija e Katërt
Nëse do të shikonim anën e mirë në shpirtin e njerëzve, do të gjenim një çdo thesar në çdo zemër. Në pamje të parë këtë nuk e vëren dot..
E kam provuar këtë.. Me shumë njerëz e kam provuar.. Bile edhe me ata që na duken shumë të këqinj me sy të parë.
Provo ti afrosh ata, të mos ua zesh për të madhe gabimet dhe budallallëqet e tyre. Dhuroju pak interesim dhe dashuri të sinqertë, të pashtirur..Jeto pak me hallet e tyre ..
Atëherë do të shohësh bërthamën e zemërs së tyre të bardhë.. Atëherë do të të dhurojnë dashurinë e tyre, zemrën do të ta sjellin në dorë, do të të besojnë. Atëherë ti mos i zhgënje kurrë..
Pak sinqeritet dhurove, pak dashuri, pak interesim të pastër, e të dhanë zemrën e tyre, shpirtin..
E keqja nuk është e thellë te ata. Në fakt nuk është pjesë natyrale tek njeriu. Nuk është aq e madhe sa na duket ndonjëherë.. Ajo është një koracë që njerëzit e mbulojnë zemrën e tyre nga sfidat dhe përballjet e jetës, thjesht për të mbijetuar. Por në fakt nuk janë aq të këqinj.. Kur ata ndjehen të sigurtë me ty, kur të duan, kur të besojnë, e hapin guaskën dhe para teje shfaqet perla e zemrës së tyre.
Por duhet ta meritosh këtë perlë. Këtë jo të gjithë e bëjnë. Duhet të mos e zhgënjesh njeriun që ta hapi zemrën. Duhet ta vlerësosh aktin e dhurimit të zemrës së tij. Dhuroja dhe ti Zemrën tënde.. Duaje dhe ti, vuaj me vuajtjen e tij, qaj me lotët e tij, gëzohu me gëzimin e tij. Fali gabimet e tij. Bëje këtë dhe do të kesh lënë gjurmë në jetën e tij..
E kam provuar këtë, nuk flas në ajër, nuk janë ëndrra.. Është realiteti i përditshëm është ai që shumë veta e kalojnë pa e parë..
Saturday, January 16, 2010
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
nga Sejid Kutub
ReplyDelete