Shkëndija e gjashtë
Mundesh edhe ti largosh njerëzit, ti nënvlerësosh..! Të të duken se janë më pak të pastër në shpirt se ti, me zemër më të vogël se e jotja, e se ti je më i mençur e më i merituar se ata. Mundesh shumë lehtë ti bësh këto..!
Por atëherë nuk ke bërë asgjë..! I ke zgjedhur vetes rrugën më të lehtë e me më pak preokupime..!
Madhështia e vërtetë qëndron kur përzihesh me këta njerëz, me zemër të hapur për ta. Ti duash, ti falësh, të duash vërtetë ti pastrosh ata dhe ti ngresh në të njëjtin nivel me veten tënde.. !
Për ti arritur ata, nuk do të thotë se duhesh të heqësh dorë nga niveli yt i lartë, në të cilin ndodhesh. Nuk do të thotë as që ti të zbresësh në nivelin e tij duke e lavdëruar edhe për të këqijat që njeriu ka. Jo ti nuk duhet të zbreësh në nivelin e tij, por ai duhet të vijë në nivelin tënd, ky është misioni ..!
Për ta arritur këtë duhet një stil i veçantë që të bën ta arrish njeriun gabimtar, e pastaj ta rrëmbesh për në nivelet e larta, ku ndodhesh. Është e lodhshme sigurisht. Por është madhështia vetë.
Gjeje këtë stil, e do bëhesh i madh, duke ndihmuar të tjerët për ti bërë si vetja.
Saturday, January 16, 2010
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
Nga Sejid Kutub
ReplyDelete