بسم الله الرحمن الرحيم

Të nderuar miq !

Ju uroj mirëseardhjen në Blogun tim.

Këtu do të gjeni punimet e mia, të cilat mund të jenë autoriale, përkthime, bashkëpunime dhe referime.

Në përgjithësi do të jenë analiza, ese dhe poezi me tematika sociale parë nga këndvështrimi islam.

Ju uroj lexim të këndshëm!

Faleminderit që më vizitoni !

PS: Në çdo vërejtje, sugjerim, madje edhe kritikë ju mund të më shkruani në mailin tim.

Me respekt

Eduart Thartori

Saturday, January 16, 2010

Shkëndija e parë

Kjo është një letër që dëshmori i madh Sejid Kutub i dërgonte motres së tij Amina Kutubit nga burgu. Është e përbërë nga pesëmbëdhjetë shkëndija që buronin nga shpirti i këtij mendimtari të madh të Islamit në momentin kur jetonte ditët e fundit nga jeta e tij në këtë botë.















أختي الحبيبة... هذه الخواطر مهداة إليك...
Motër e dashur..Këto janë disa shkëndija të shpirtit që po ti dhuroj ty.
Shkëndija e parë.

Ideja e vdekjes na vertitet përherë në kokë. E ndjen atë në çdo vend. Në çdo gjë. E ndjen se si është një forcë shkatërruese që e mbulon jetën me hije e bashkë me të edhe të gjallët. Nga ana tjetër e sheh jetën përpara saj, të strukur, të trembur, të frikësuar.

Nga ana ime unë e shoh ndryshe..Vdekjen e shoh shumë të vogël, të pafuqishme, përballë forcës së jetës, shpërthimeve të saj,buzëqeshjes që na dhuron,sfidave që na i ve përpara.. Atëherë shoh se vdekja, thjesht mundohet të mbledhë ca thërrime sa për tu ushqyer, nga sofra e madhe e jetës.

Vrulli i jetës shkumëzon dallgët e saj nga çdo anë..Çdo gjë rritet, lulëzon, shkëlqen..Nënat mbesin shtatzëna, pastaj lindin. Njerëzit dhe kafshët bëjnë të njëjtën gjë. Edhe zogjtë e peshqit të kënaqin shpirtin shih si i lëshojnë vezët e pastaj nga çdonjëra prej tyre lind jeta.
Toka çahet për të dalë bima e brishtë, që pastaj do bëhet një lule e bukur plot erë e fryte. Qielli lëshon pareshtur mëshirë e freski. Detrat e oqeanet dallgëzojnë vrullshëm.

Çdo gjë në këtë planet rritet dhe shpërthen jetë dhe shtohet..Por..

Herë pas here vdekja vjen të shqyejë ndonjë copë nga jeta dhe largohet. Merr ca thërrime nga sofra e jetës dhe ja mbath !..E jeta përsëri vazhdon rrugëtimin e saj, plot gjallëri, shpërthyese si përhera plot shpirt. Nuk e ndjen fare vdekjen që i qëndron diku në ndonjë pritë thjesht për të shqyer prej saj kafshatën e rradhës .

Ndonjëher nga dhimbja jeta lëshon ofshamë, ndonjëherë dhimbja i djeg shumë. Por plaga shpejt i mbyllet edhe dhimbja shpejt venitet. Kështu gjallesat vazhojne të ecin përpara drejt fatit të tyre. Njerëzit, kafshët, peshqit, zogjtë, insektet, bimët, të gjitha vetëm se ecin përpara duke marrë frymë nga shpirti i jetës. Por vdekja po aty do jetë.. Ky është një ligj hyjnor, kështu kanë shkuar përherë.
Dielli lind, dielli perëndon dhe toka vertitet rreth tij. Jeta shpërthen herë pas here në çdo anë. Çdo gjë ka jetë..rriten gjërat në sasi dhe cilësi..Sikur vdekja të ishte më e fuqishme se jeta do e kishte ndaluar jetën. Por ajo është një forcë e dobët përpara jetës shpërthyese plot lulëzim e sfida..
Kjo është jeta, sepse buron nga Allahu I GJALLI..Prej Tij shperthen shpirti i jetës..


Përktheu me shqipërim
Eduart Thartori
Kavajë

No comments:

Post a Comment