Shkëndija e nëntë
Dallimi është i madh.. Shumë, shumë i madh.. Ndërmjet konceptimit të së vërtetës dhe përjetimit të së vërtetës..
E para është dituri, shkencë, matje që ta japin atë rezultat.. Ndërsa e dyta është ta përjetosh të vërtetën, ta prekësh atë ..!
Në të parën, ne merremi me terminologji, dhe me kuptimin teorik të fjalës, ose edhe me eksperimente të ndryshme shkencore..
Ndërsa me të dytën, ne merremi me përvojë jetësore, atë që jetojmë përditë, atë që na dhemb, apo që na bën të buzëqeshim..
Në të parën informacioni na vjen nga jashtë vetes tonë dhe ne thjesht e peshojmë..
Në të dytën, të vërtetat burojnë nga zemra jonë, nga shpirti, kashtisen me gjakun që na rrjedh nëpër vena. Pulson në çdo rrahje të zemrës, në çdo frymëmarrje, në çdo psherëtime, në çdo ofshamë..!
Kjo është ta përjetosh të vërtetën..! Kjo është e vërteta..!
Në të parën, e vërteta ndahet nëpër seksione të ndryshme. Seksioni i dijes, aty ka sektorë të tjerë, të larmive të ndryshme.. Seksioni i Besimit edhe aty ka sektorët e veta sipas kategorive, Fikhu, Hadithi, Usuli e kështu me rradhë.
Në të dytën energjia është e njetrajtshme, të ndriçon njëlloj, të djeg njëlloj. Ajo është energjia kozmike, që e ka secila qënie e këtij kozmosi nga Allahu, Krijuesi i saj. Ajo thjesht do zbuluar, sepse ajo aty është në shpirtin tënd. Aty ka qenë përherë, ti ke lindur me të..!
Në zemrën tënde, aty ndodhet Katalizatori, i cili është i lidhur direkt me burimin hyjnor.. !
Sejid Kutub
Tuesday, January 19, 2010
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment